Në një moment të caktuar në jetën tonë, shumë prej nesh kanë ëndërruar të kenë më shumë të ardhura. Cilado qoftë vlera e pages suaj, po ndjamë me ju disa këshilla të dobishme për të arritur maksimumin me të ardhurat që keni.

Kostot e përditshme si ushqimi dhe akomodimi zënë pjesën më të madhe të buxheteve tona mujore dhe ne çdo ditë bëjmë llogari se si të kemi më shumë para për aktivitete që na bëjnë të lumtur dhe na dhurojnë kënaqësi.

Ne, si IuteCredit, sjellim eksperiencën tonë si kompani lider e mikrokredive në Evropë me më shumë se 200,000 klientë aktivë, ku fokusi jonë janë kryesisht kreditë me këste me një periudhë mesatare 18 muaj. Ne duam t’ju ndihmojmë për të vendosur disa rregulla në financat tuaja personale, këto janë disa këshilla “të mençura” nga ana jone për ju.

1. Mësoni më shumë se për çfarë jeni duke paguar në të vërtetë

Kur ka qenë hera e fundit që keni pare me vëmendje faturat tuaja? Edhe pse mund të dini kostot e përgjithshme të ujit, energjisë elektrike, internetit dhe telefonisë fikse, është mire që herë pas here t’i kushtoni më shumë vëmendje faturës dhe të shihni se për çfarë paguani. Kujtohuni të kontrolloni se çfarë ofrojnë kompanitë e tjera të ngjashme. Ndoshta në faturë mund të gjeni disa shpenzime që mund t’i shmangni. Ndoshta një kompani tjetër telefoni ose interneti është e gatshme t’ju ofrojë një paktë më të mirë. Mund të duket e papërshtatshme dhe kërkon shumë kohë për të negociuar termat dhe kushtet me ofrues të ndryshëm të shërbimit, por me shumë gjasa mund të dilni të fituar.

2. A jeni të drejtë me shpenzimet tuaja?

Të gjitha udhëzimet e mira për menaxhimin e buxhetit fillojnë me këshillat për të shënuar të ardhurat dhe shpenzimet tuaja. Kjo është e vërteta e domosdoshme që shpesh herë zgjedhim ta injorojmë pasi mendojmë se kërkon shumë përkushtim. Sidoqoftë, është e rëndësishme që të jeni të vetëdijshëm për shpenzimet sido që të jenë ato, në vlera të mëdha apo të vogla. Ndoshta është më e lehtë të monitoroni shpenzimet tuaja në bazë javore, në mënyrë që të jeni në gjendje të reagoni më shpejt, nëse do të jetë e nevojshme.

Këshillë e domosdoshme! Mundohuni të identifikoni shpenzime të përhershme të cilat përsëriten pas një periudhe të shkurtër kohe. Mund të jetë kosto e një kapuçinoje të përditshme 150 Lekë. Nëse kurseni vetëm 150 Lekë në ditë, mund të kurseni më shumë se 50,000 Lekë në vit. Imagjinoni se sa do të ishte vlera e përgjithshme nëse mund të zvogëloni edhe disa shpenzime të tjera. Secili prej nesh, ka disa gjëra të preferuara në jetë dhe shpesh herë mund të mos i vëmë re paratë që paguajmë për këto dëshira të vogla apo më të mëdha. Meqenëse po e lexoni këtë artikull tani, mendoni se kjo është diçka që mund të jetë gjithashtu në axhendën tuaj.

3. Vijini vetes vetëm një qëllim

Pasi të keni rishikuar situatën tuaj aktuale të parave dhe burimeve financiare, është koha që t’i vendosni vetes disa qëllime për të parë se çfarë do të bëni për t’i arritur. Nëse është hera e pare që po ndërrmerrni diçka të tillë, vendosni vetëm një qëllim – mbase doni të kurseni për biletat e avionit ose për të blerë një makinë. Të dy rastet janë qëllime të vlefshme dhe mund të arrihen. Nëse nuk keni ndonjë gjë specifike për momentin për të cilin duhet të kurseni para, konsideroni krijimin e një fondi për raste emergjence, për periudha që shpresojmë të mos vijnë kurrë. Një fond emergjence është një zgjedhje veçanërisht “e mençur” nëse keni një bashkëshort ose familje për të cilën duhet të kujdeseni. Ju kurrë nuk e dini kur ata mund të kenë nevojë për mbështetjen tuaj dhe ju mund t’i ndihmoni thjesht duke pasur fonde të mjaftueshme.

4. Konsideroni mundësitë, vendosni përparësi

Mund të ndodhë që pasi të keni rishikuar të ardhurat dhe shpenzimet tuaja, duket se është shumë e vështirë të kurseni dhe të keni para mënjanë apo të mblidhni një shumë të konsiderueshme parash në një periudhë të shkurtër kohore. Kjo ka shumë gjasa të ndodhë dhe është në rregull – pasi paratë janë një mjet për të arritur qëllimet tuaja, jo një qëllim në vetvete. Shpesh, në këto raste, njerëzit kanë nevojë për ndonjë blerje ose investim specifik dhe pasi të rishikojnë financat e tyre, ata zbulojnë se u mungojnë burimet e mjaftueshme.

Në raste si këto, mund t’ju vijnë në ndihmë kompani të besueshme financimi si IuteCredit, e cila është në dispozicion 24/7. Gjjithçka që duhet të bëni është të plotësoni formularin e aplikimit për të cilin mjaftojnë më pak se 2 minuta. Ju mund ta bëni atë në faqen tonë të internetit www.iutecredit.al, në zyrën postare më të afërt apo pranë partnerëve tanë të tjerë. Brenda 7 minutave ju do të merrni përgjigje nga ana jonë në lidhje me kërkesën tuaj të huasë. Direkt pas aprovimit të kërkesës mund të merrni menjëherë paratë tuaja në zyrën postare më të afërt apo pranë pikave të partnerëve tanë. Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me shërbimin tonë të shpejtë të marrjes së kredisë, mos hezitoni të na kontaktoni! Thjesht vizitoni www.iutecredit.al, na dërgoni një email në info@iutecredit.al, telefononi në 044 50 50 60 ose vizitoni degët tona.
Ashtu si në rastin e ndonjë vendimi tjetër financiar, është e rëndësishme të merren parasysh të mirat dhe të këqijat e marrjes së një angazhimi të tillë para se ta bëni atë. Bisedoni me familjen tuaj dhe vendosni së bashku nëse kjo është diçka që ju ndihmon në planin afatgjatë. Gjithmonë menoni në periudhë afatgjatë për marrveshjet tuaja financiare.

5. Mundohuni të jeni të qëndrueshëm

Nëse keni arritur të kuptoni drejt mënyrën e planifikimit dhe menaxhimit të shpenzimeve, vlera e vërtetë e zbatimit të të gjitha këtyre këshillave qëndron në qëndrueshmërinë tuaj. Nëse keni vendosur të jeni të vëmendëshëm ndaj shpenzimeve tuaja, atëherë bëjeni pjesë të përditshmërisë suaj. Kjo është padyshim formula e sigurtë e suksesit.