044 50 50 60 E HËNË – E DIEL 8:00 - 20:30

COVID-19 FAQ

A vlen edhe për institucionin tuaj shtyrja e kësteve për 3 muaj?
Bazuar në urdhërin e përbashkët të Bankës së Shqipërisë dhe Qeverisë Shqiptare i datës 17.03.2020, ky urdhër është i vlefshëm dhe për institucionin tonë. Nëse jeni të prekur nga situata e krijuar për shkak të COVID-19 ju lutemi të dërgoni kërkesën tuaj për riskedulim e kësteve me e-mail në riskedulimi@iutecredit.al. Njihuni me dokumentacionin e kërkuar në këte Njoftim
Çfarë ndodh me statusin tim në Bankën e Shqipërisë nga kamat vonesat e gjeneruara?
Gjatë periudhës 13 Mars 2020 – 31 Maj 2020, nuk do të gjenerohen penalitete në rast mospagesash apo pagesave me vonesë të kësteve. Si rrjedhim statusi juaj për këtë peridhë nuk do të ndryshojë. Në rast kamatvonesash përpara datës 13 Mars 2020, ato do të mbarten së bashku me statusin që keni.
Afati i kredisë do të zgjatet me tre muaj?
IuteCredit ofron mundësinë e zgjatjes së afatit të kontratës për një priudhë tre mujore. Për të përfituar këtë mundësi, duhet të dërgoni kërkesën tuaj me e-mail në riskedulimi@iutecredit.al. Kjo kërkesë duhet të përmbajë dhe dokumentacionin e nevojshëm si në këte Njoftim.
Vlen shtyrja e kësteve edhe për klientët që kanë një kredi të mbyllur për vonesa?
Shtyerja e pagesës së kësteve është e vlefshme vetëm për klientët të cilët kanë një kredi aktive pas datës 13 Mars 2020.
A mund të bëj kërksë për shtyrjen e pagesës së kësteve në emër të personave të tjerë (miq, familjar, të afërm) të cilët janë klientë?
Çdo kliente duhet të dërgojë personalisht kërkesën me e-mail në riskedulimi@iutecredit.al, së bashku me dokumentacionin përkatës ose duke dorëzuar fizikisht dokumentacionin e nevojshëm pranë degëve tona.
Nëse kam këstin e fundit për të paguar, kam të drejtë për ta paguar pas tre muajsh pa kamat vonesa?
Bazuar në urdhërin e përbashkët të Bankës së Shqipërisë dhe Qeverisë Shqiptare i datës 17.03.2020, gjatë periudhës 13 Mars 2020 – 31 Maj 2020, nuk do të gjenerohen penalitete në rast mospagesash apo pagesave me vonesë të kësteve. Nëse keni mundësi ta paguani, ne ju sugjerojmë ta paguani atë në çdo kohë.
Nëse marr një kredi tani, këstin e pare e kam pas tre muajsh?
Nëse ju jeni angazhuar për të marrë një kredi pas periudhës 13 Mars 2020, nuk mund të përfitoni nga skemat lehtësuese, por duhet të kreyni pagesat e kësteve çdo muaj.
Si do të informohemi për kërkesën që kam dërguar për shtyrjen e pagesës së kësteve?
Pas vlersimit të kërkesës suaj dhe dokumentacionit përkatës, stafi i IuteCredit do t’ju kontaktojë për t’ju njohur me vendimin e marrë si dhe hapat që do të ndiqni në vazhdim.
Ku mund të kryej pagesën e këstit gjatë periudhës së karantinës:
Për të paguar këstin tuaj, mund të drejtoheni në një nga partnerët tanë Western Union, Posta Shqiptare, Easy Pay, Raeafs, Abi Exchange apo në bankat BKT tek nr i llogarisë AL8920511650800495CLPRCLALLV dhe Credins tek nr i llogarisë AL50212110470000000000691812 duke ndjekur rregullat e distancës dhe vetmbrojtjes, gjatë orareve të lejuara të lejuara të levizjes
A janë të hapura degët tuaja gjatë periudhës së karantinës?
Të gjitha degët tona në të gjithë Shqipërinë janë të hapura e në shërbimin tuaj çdo ditë prej orës 08:00 – 12:30. Përjashtim bën dega Kamëz ecila është përkohesisht e mbyllur. Ju gjithashtu mund të adresoni të gjitha pyetjet tuaja pranë këshillueseve tanë të Call Centerit në numrin 044 50 50 60, na shkruani në WhatsApp në 0692055510, na dërgoni një email në info@iutecredit.al ose në rrjetet tona sociale Facebook dhe Instagram.
News Image

12/04/2020

Si t’i lani duart në mënyrën e duhur, për të shmangur infeksionin?

Ne, në IuteCredit, besojmë se mënyra më e mirë për…

Lexo më shumë
News Image

01/04/2020

Si të socializohemi gjatë periudhës së Coronavirusit?

Një nga sugjerimet kryesore nga organizatat shëndetësore gjatë kësaj periudhe…

Lexo më shumë
News Image

27/03/2020

Si të merrni produktet dhe shërbimet e nevojshme gjatë qëndrimit në shtëpi?

Shumë kompani ofrojnë shërbimet dhe produktet e tyre në internet, duke ju ndihmuar të mbani distancën e duhur sociale gjatë krizë së Coronavirusit.

Lexo më shumë
News Image

23/03/2020

Shmangni infektimin me Coronavirus duke mos prekur hundën dhe gojën

Në IuteCredit ne kujdesemi për ju dhe shëndetin tuaj. Besojmë…

Lexo më shumë
News Image

20/03/2020

Njoftim mbi riskedulimin e kredive

I Dashur Klient, Duke uruar të keni shëndet të mirë…

Lexo më shumë