Si mund të aplikoj për kredi dhe ku?
Ju mund të aplikoni për kredi nga e hëna në të djelë në:
* Degët tona në Shqipëri, www.iutecredit.al/kontakt/
* Faqja jonë zyrtare: www.iutecredit.al/
* Partnerët tanë cash, si: Posta Shqiptare, Western Union, Raeafs, Abi Exchange
* Partnerët tanë të shitjeve (dyqanet),
* Me SMS
* Duke telefonuar në numrin e shërbimit të klientit 044 50 50 60.
Cilat janë kushtet e aplikimit?
1) Qytetarët shqiptarë, 2) llojet e punësimit: të punësuar zyrtarisht, të punësuar jozyrtarisht, sipërmarrës, pensionistë, të vetëpunësuar, 3) Dokument identifikimi i vlefshëm si: letërnjoftim ose pasaportë e cila duhet të paraqitet në momentin e aplikimit, 4) Mosha më e zakonshme është 18 – 70 vjeç (në varësi të llojit të kredisë që po aplikoni).
Çfarë dokumentacioni kërkohet për të aplikuar?
Dokumenti i identifikimit është i nevojshëm, si karta e identitetit ose pasaporta. Ju lutemi sigurohuni që ato te mos kenë skaduar dhe janë në gjendje të rregullt vizuale, për të shmangur problemet me leximin e të dhënave.
Si dhe ku i paguaj këstet e mia?
Ju mund të paguani këstet tuaja mujore në çdo kohë dhe në çdo pikë:
* Western Union
* Easypay
* BKT ose Credins Bank
* Reafes
* Posta Shqiptare
* ABI.
Secili partner ose bankë ka tarifën e tij të pagesës përkatëse, të cilën e paguan klienti.