Si të merrni produktet dhe shërbimet e nevojshme gjatë qëndrimit në shtëpi?
27/03/2020

Ne, në IuteCredit, besojmë se mënyra më e mirë për t’ja dalë gjatë krizës së Coronavirus është ndarja e informacionit të vlefshëm dhe t’ju ndihmojmë sado të keni një ide më të qartë të hapave të nevojshëm për të mos u infektuar. Sikurse mund ta keni lexuar edhe në kanale të tjera informative, autoritete përkatëse kanë thënë se larja e duarve në mënyrën e duhur është jashtëzakonisht e rëndësishme.
Për të parandluar përhapjen e Coronavirus është e rëndësishme të qëndroni në shtëpi dhe nëse mundeni të punoni në distance. Në këtë mënyrë ju mbroni veten nga infektimi si dhe ndaloni përhapjen e virusit te të tjerët. Por sot qëndrimi në shtëpi nuk ju ndalon të vazhdoni me jetën tuaj të përditshme, pasi shumë kompani po ofrojnë shërbime dhe produkte në internet.
Në këtë kohë, është e rëndësishme që ju të qëndroni në shtëpi, sidomos në rast se keni simptoma të Coronavirus Covid-19, ose nëse jetoni me dikë që ka simptoma të tilla. Të qëndrosh në shtëpi do të thotë të heqësh dorë nga veprimtaritë e tua të përditshme, të tilla si të mos shkosh në punë, shkollë apo vende publike, të mos përdorësh transportin publik apo taksitë, të mos presësh në shtëpinë tënde – edhe nëse janë miqtë dhe familjarët e tu – dhe madje as të dalësh shpesh here për të blerë ushqim apo ilaçe pa qenë e nevojshme. Megjithatë nëse duhet patjetër të dilni nga shtëpia qëndroni të paktën 2 metra larg nga njerëzit e tjerë.
Planifikoni përpara
Nëse keni nevojë të qëndroni në shtëpi për një periudhë më të gjatë, planifikoni përpara dhe mendoni se çfarë do t’ju duhet në mënyrë që të mund të qëndroni në shtëpi për një periudhë më të gjatë kohore. Mundohuni të planifikoni gatimet që do të bëni dhe kontrolloni blerjet e tjera për familjen në përgjithësi. Por mos u çmendni – të gjitha dyqane kanë mallra mjaftueshëm për një periudhë të konsiderueshme dhe nuk keni nevojë të merrni furnizimet tuaja për të gjithë vitin menjëherë. Le të jemi përgjegjës dhe të mendojmë edhe për të tjerët dhe mjedisin tonë!
Zgjidhni të përdorni internetin
Për fat të mirë në ditët e sotme ju jeni në gjendje të porosisni shumicën e blerjeve të nevojave në internet ose me telefon – edhe nëse është ushqim apo ilaçe. Në mënyrë që t’ju ndihmojmë për të përballuar situatën aktuale, kini parasysh se IuteCredit është në dispozicion gjithmonë dhe kudo. Ne ofrojmë aplikim për kredi online që ndihmon për të shmangur kontaktin fizik pa qene nevoja të shkëputeni nga rehatia e shtëpisë suaj. Gjithashtu ju ndihmon të mos ekspozoheni ndaj virusit. Ju thjesht mund të vizitoni faqen tonë të internetit www.iutecredit.al dhe të paraqisni kërkesën tuaj. Ose të na kontaktoni përmes Facebook, Instagram, Whatsapp në numrin 0692055510 ose na telefononi në 044 50 50 60 për çdo pyetje që mund të keni.
Kërkoni që produktet t’ju dërgojnë në shtëpi
Nëse keni nevojë të merrni ushqim apo ilaç, por nuk jeni në gjendje ta bëni vetë, kërkoni biznese që mund t’i sjellin produktet e tyre në shtëpinë tuaj. Ju gjithashtu mund t’i kërkoni dikujt tjetër që t’ju ndihmojë me këto blerje, siç janë miqtë ose anëtarët e familjes. Vetëm sigurohuni që pazaret të jenë lënë në pragun e derës suaj që t’I merrni.
Nëse nuk mund t’inë shtëpi dhe e keni të domosdoshme të dilni nga shtëpia, sigurohuni të dilni vetëm dhe të shmangni kontaktin me persona të tjerë për të marrë furnizime ose shërbime të nevojshme.
Tregohuni të kujdesshëm!