IuteCredit Albania ka marrë statusin e kontrolluesit të certifikuar nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ky status nënkupton që IuteCredit ka përmbushur kriteret e sigurisë teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale, të cilat i përpunonn në kuadër të statusit të saj si përpunues i madh. Marrja e këtij statusi është e lidhur me përmbushjen e standardit të certifikimit ISO /IEC 27001:2013, standard i cili garanton se të dhënat personale të klientëve, punëmarrësve, bashkëpunëtorëve dhe të gjitha subjekteve që ndërveprojnë me IuteCredit janë të sigurta. Certifikimi ISO 27001 nënkupton një angazhim të vazhdueshëm të subjektit të licencuar për të qenë i fokusuar jo vetëm në krijimin e Sistemit të Manaxhimit të Sigurisë së Informacionit, por dhe në mirëmbajtjen e tij në kohë, si një detyrim ligjor për subjektin përpunues. 

Listimi i IuteCredit Albania në listën e kontrolluesve të certifikuar nga Autoriteti përgjegjës në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale në Shqipëri, dëshmon edhe njëherë për angazhimin e qartë të kompanisë për të qenë në përputhje me detyrimet ligjore edhe në fushën e mbrojtjes së të dhënave, duke garantuar kështu për klientët e saj se të dhënat e tyre personale do të përpunohen në përputhje me ligjin.

Që një subjekt përpunues i madh të përfitojë një certifikim të tillë, do të thotë që ai ka qenë i suksesshëm në identifikimin, analizimin dhe zbutjen e rreziqeve ndaj sigurisë së të dhënave personale, duke marrë në analizë dobësitë e sistemeve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të përdorura për përpunimin e të dhënave personale, të gjitha formave manuale të përpunimit të të dhënave personale, si edhe sigurinë fizike, brenda dhe jashtë ambienteve, sigurisë së personelit dhe pajisjeve elektronike ose të lëvizshme.

IuteCredit ka kaluar me sukses stress-testin sipas të gjitha këtyre kritereve, duke rezultuar një subjekt që mund të ofrojë dhe garantojë standardet e sigurisë kibernetike, të mbrojë të dhënat personale të klientëve dhe subjekteve të tjera të të dhënave personale në shkëmbimet elektronike, të sigurojë sistem të integruar të menaxhimit dhe kontrollit, si edhe infrastrukturë të përshtatshme për këtë qëllim.

Politika për mbrojtjen e të dhënave personale të IuteCredit parashikon përdorimin e teknologjisë si mjet kryesor për të parandaluar keqpërdorimin e të dhënave si dhe sigurimin e të gjithë parametrave për sigurinë e informacionit. Këto parametra përcillen te stafi në trajnime periodike, duke theksuar rëndësinë e tyre. IuteCredit është ndër të paktat institucione që trajnon dhe edukon rregullisht stafin dhe bashkëpunëtorët, për çështje të përpunimit të ligjshëm të të dhënave personale të klientëve, vetë punëmarrësve apo cdo personi që ndërvepron me kompaninë, duke ndarë të dhena personale me të. Gjithashtu, IuteCredit, ushtron kontrolle periodike tek bashkëpunëtorët të cilët përpunojnë të dhëna personale të klientëve të saj, në mënyrë që të sigurohet për nivelin e përputhshmërisë së praktikave dhe politikave të këtyre palëve bashkëpunëtore me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.