I nderuar Klient

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin, dëshirojmë t’iu informojmë në lidhje me një ndryshim në logjikën e  ripagesave të kredive tuaja paralele.

Nga data 8.10.2022 kreditë paralele do trajtohen në nivel klienti dhe jo kredie, pra nëse ju si klient nuk keni ripaguar një nga kreditë aktive, automatikisht IuteCredit do të ndërpresë edhe kreditë e tjera në mënyrë të menjëhershme. Ne besojmë në korrektesën tuaj prandaj dhe ky njoftim është informues dhe në suport të performancës tuaj të mirë dhe jetëgjatësisë së bashkëpunimit me IuteCredit.

Gjithashtu ne si institucion kemi fokus maksimal në eksperiencën e klientit dhe kemi sisteme të ngritura  për ti ardhur në ndihmë klientëve në momente vështirësie, për të mos lejuar asnjë klient në përfundim kontrate. Jemi të disponueshëm çdo ditë në degë, MyIUTE, telefon dhe çdo kanal tjetër komunikimi ti përgjigjemi pyetjeve dhe kërkesave tuaja,

Me poshte kuadri ligjor i përshkuar ….

Në marrëveshjen e Kredisë nënshkruar me institucionin IuteCredit Albania Sh.a. ju keni dakordësuar mundesinë e një marrëdhenie ciklike kreditimi.  Me anë të këtij njoftimi, ju bëjmë me dije se ndryshon  Neni Nr. 13 pika 1 e  Marrëveshjes së  Kredisë me Kushte të Përgjithshme sipas të cilit parashikohet sa më poshtë:

Neni 13. Rastet e mospërmbushjes dhe të kthimit të plotë të huasë

13.1 Në rast të mospërmbushjes së një prej kushteve më poshtë, Huadhënësit i lind e drejta të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore të aplikueshme për rastin dhe/ose të kërkojë zgjidhjen e kontratës apo te cdo kontrate specifike te lidhur ne kuader te kesaj marreveshje dhe rikthimin e principalit dhe interesave të akumuluara si edhe të penaliteteve, komisioneve, shpenzimeve, detyrimeve të përllogaritura dhe të pagueshme ndaj Huadhënësit. Në rast se kredimarrësi ka disa kredi aktive paralelisht me Kredidhënësin, me nënshkrimin e kësaj kontrate, kredimarrësi pranon që nëqoftëse është në kushtet e mospërmbushjes të qoftë edhe njërës prej kontratave të kredive, atëherë Kredidhënësit i lind e drejta të zgjidhë në mënyrë të njëjanshme të gjitha kontratat e kredisë aktive paralelisht, pavarësisht nqs për ndonjërën prej këtyre kontratave mund të mos jetë përmbushur afati prej më shumë se 50 ditë mosshlyerje detyrimesh.

Me të njëjtin tekst si më sipër ndryshon edhe Neni 2.6 i Kontratës me Kushte Specifike. Ndërsa në Aneksin Numër 2 që rregullon Përllogaritjen e Penaliteteve, të Kontratës me Kushte Specifike IuteCredit ju tërheq vëmëndjen në mesazhin sa më poshtë:

Ju sqarojmë për dijeninë tuaj, se të gjitha parashikimet  e tjera kontraktuale mbeten të pa ndryshuara.

Në Marrëveshjen e Kredisë është parashikuar dhe dakordësuar e drejta e IuteCredit për të bërë ndryshime në produktet dhe shërbimet që ofron si dhe parashikon njoftimin e klientëve në lidhje me këto ndryshime me mjete të qendrueshme komunikimi parashikuar nga ligji. Sipas këtij parashikimi, IuteCredit Albania Sh.a. iu mundëson periudhen prej 15 ditësh kalendarike nga data e njoftimit të ndryshimit, për të kundershtuar, përpara se ndryshimi të bëhet efektiv.

Kujdes!

Në rast se ju keni disa kredi aktive paralelisht dhe në rast se një nga  kontratat e kredisë terminon në ditën e 50 -të të vonesës, atëherë automatikisht terminojnë të gjitha kontratat e kredive aktive me IuteCredit, pavarësisht ditëve me vonesë.  Për të gjitha kreditë  aktive që terminojnë, aplikohen kushtet  sikurse jane  parashikuar në Marrëveshjen e Kredisë (me kushte të Përgjithshme dhe Specifike).

Ky ndryshim hyn në fuqi në 08.10.2022 që do të thotë nëse një nga kreditë tuaja është 50 ditë në vonesë e terminon në këtë datë ose pas kësaj date, atëherë çdo kredi tjetër aktive në IuteCredit do të terminoj.

Në rast të kundërshtimit nga ana juaj në cilësinë e kredimarrësit, të ndryshimeve brenda 15 ditëve, atëherë do të aplikohen parashikimet e Marrëveshjes së Kredisë në lidhje me zgjidhjen e kontratës në mënyrë të njëanshme nga ana e kredimarrësit, siç parashikon Neni 14 i Marrëveshjes së Kredisë me Kushte të Përgjithshme. Sipas pikës 14.2 të këtij Neni, në rast të kundërshtimit të ndryshimit brenda 15 ditësh nga e nesërmja e njoftimit, atëhere të gjitha detyrimet tuaja në cilësinë e kredimarrësit, të papaguara deri në datën e kundërshtimit të ndryshimit, të rrjedhura nga të gjitha kreditë që mund të keni aktive me IuteCredit, do të paguhen brenda 15 ditëve nga data kur zgjidhja bëhet efektive, pavarësisht afateve të rëna dakord më parë.

Ju falenderojmë që zgjidhni IuteCredit Albania Sh.a.