I nderuar Klient

Duke ju falenderuar per bashkepunimin, deshirojme t’iu informojme ne lidhje me nje ndryshim ne logjiken e  ripagesave te kredive tuaja paralele.

Nga data 8.10.2022 kredite paralele do trajtohen ne nivel klienti dhe jo kredie, pra nese ju si klient nuk keni ripaguar nje nga kredite aktive, automatikisht Iutecredit do te nderprese edhe kredite e tjera ne menyre te menjehershme. Ne besojme ne korrektesen tuaj prandaj dhe ky njoftim eshte informues dhe ne suport te performances tuaj te mire dhe jetegjatesise se bashkepunimit me Iutecredit.

Gjithashtu ne si institucion kemi focus maksimal ne eksperiencen e klientit dhe kemi sisteme te ngritura  per ti ardhur ne ndihme klienteve ne momente veshtiresie, per te mos lejuar asnje klient ne perfundim kontrate. Jemi te disponueshem cdo dite ne dege, MyIUTE, telefon dhe cdo kanal tjeter komunikimi ti pergjigjemi pyetjeve dhe kerkesave tuaja,

Me poshte kuadri ligjor I pershkuar ….

Ne marreveshjen e Kredise  nenshkruar me institucionin IuteCredit Albania Sh.a. ju keni dakordesuar mundesine e  nje marredhenie ciklike kreditimi.  Me ane te ketij njoftimi, ju bejme me dije se ndryshon  Neni Nr. 13 pika 1 e  Marreveshjes se  Kredise me Kushte te Pergjithshme sipas te cilit parashikohet sa me poshte:

Neni 13. Rastet e mospërmbushjes dhe të kthimit të plotë të huasë

13.1 Në rast të mospërmbushjes së një prej kushteve më poshtë, Huadhënësit i lind e drejta të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore të aplikueshme për rastin dhe/ose të kërkojë zgjidhjen e kontratës apo te cdo kontrate specifike te lidhur ne kuader te kesaj marreveshje dhe rikthimin e principalit dhe interesave të akumuluara si edhe të penaliteteve, komisioneve, shpenzimeve, detyrimeve të përllogaritura dhe të pagueshme ndaj Huadhënësit. Ne rast se kredimarresi ka disa kredi aktive paralelisht me Kredidhenesin, me nenshkrimin e kesaj kontrate, kredimarresi pranon qe nqs eshte ne kushtet e mospermbushjes te qofte edhe njeres prej kontratave te kredive, atehere Kredidhenesit i lind e drejta te zgjidhe ne menyre te njejanshme te gjitha kontratat e kredise aktive paralelisht, pavaresisht nqs per ndonjeren prej ketyre kontratave mund te mos jete permbushur afati prej me shume se 50 dite mosshlyerje detyrimesh.

Me te njejtin tekst si me siper ndryshon edhe Neni 2.6 i Kontrates me Kushte Specifike. Ndersa ne Aneksin Numer 2 qe rregullon Perllogaritjen e Penaliteteve, te Kontrates me Kushte Specifike IuteCredit ju terheq vemendjen ne mesazhin sa me poshte:

Ju sqarojme per dijenine tuaj, se te gjitha parashikimet  e tjera kontraktuale mbeten te pa ndryshuara.

Ne Marreveshjen e Kredise eshte parashikuar dhe dakordesuar e drejta e IuteCredit per te bere ndryshime ne produktet dhe sherbimet qe ofron si dhe parashikon njoftimin e klienteve ne lidhje me keto ndryshime me mjetet te qendrueshme komunikimi parashikuar nga ligji. Sipas ketij parashikimi, IuteCredit Albania Sh.a. iu mundeson periudhen prej 15 ditesh kalendarike nga data e njoftimit te ndryshimit, per te kundershtuar, perpara se ndryshimi te behet efektiv.

Kujdes!

Ne rast se ju keni disa kredi aktive paralelisht dhe ne rast se nje nga  kontratat e kredise terminon ne diten e 50 -te te voneses, atehere automatikisht terminojne te gjitha kontratat e kredive aktive me IuteCredit, pavaresisht diteve me vonese.  Per te gjitha kredite  aktive qe terminojne, aplikohen kushtet  sikurse jane  parashikuar ne Marreveshjen e Kredise (me kushte te Pergjithshme dhe Specifike).

Ky ndryshim hyn ne fuqi ne 08.10.2022 qe do te thote nese nje nga kredite tuaja eshte 50 dite ne vonese e terminon ne kete date ose pas kesaj date, atehere cdo kredi tjeter aktive ne iutecredit do te terminoj.

Ne rast te kundershtimit nga ana juaj ne cilesine e kredimarresit, te ndryshimeve brenda 15 diteve, atehere do te aplikohen parashikimet e Marreveshjes se Kredise ne lidhje me zgjidhjen e kontrates ne menyre te njeanshme nga ana e kredimarresit, sic parashikon Neni 14 i Marreveshjes se Kredise me Kushte te Pergjithshme. Sipas pikes 14.2 te ketij Neni, ne rast te kundershtimit te ndryshimit brenda 15 ditesh nga e nesermja e njoftimit, atehere te gjitha detyrimet tuaja ne cilesine e kredimarresit, te papaguara deri ne daten e kundershtimit te ndryshimit, te rrjedhura nga  te gjitha kredite qe mund te keni aktive me IuteCredit, do te paguhen brenda 15 diteve nga data kur zgjidhja behet efektive, pavaresisht afateve te rena dakord me pare.

Ju falenderojme qe zgjidhni IuteCredit Albania Sh.a.,