I  nderuar klient,

Sic jeni ne dijeni ju keni nenshkruar me institucionin IuteCredit Albania Sh.a. nje marreveshje kredie me kushte te pergjithshme ne baze te kushteve te se ciles, ju keni dakordesuar mundesine e  nje marredhenie ciklike kreditimi. 

Me ane te ketij Njoftimi IuteCredit ju ben me dije se duke fillaur nga data 15.10.2022, ndryshon Neni 13.1.1 i Kontrates se Kredise me Kushte te Pergjithshme sipas te cilit parashikohet sa me poshte:

Teksti i kontratës ishte:

Në rast se Huamarrësi nuk shlyen detyrimet e tij në përputhje me këtë kontratë dhe kontratën përkatëse të kredisë, për më shumë se 70 (shtatëdhjetë) ditë kalendarike duke filluar nga e nesërmja e ditës kur Huamarrësi duhet të kish paguar rregullisht detyrimin, atëherë Huadhenesi rezervon të drejtën e terminimit të kontratës në mënyrë të njëanshme. Në këtë rast mospërmbushje, Huadhënësi deklaron menjëherë shumën totale të detyrimit dhe njofton Huamarrësin për zgjidhjen e Kontratës në mënyrë të njëanshme. Penaliteti që Huamarrësi detyrohet t’i paguajë Huadhënësit për zgjidhjen sipas këtij skenari është në masën 30% te detyrimit të papaguar.

Nga data 15.10.2022 e në vijim teksti bëhet:

Në rast se Huamarrësi nuk shlyen detyrimet e tij në përputhje me këtë kontratë dhe kontratën përkatëse të kredisë, për më shumë se 50 (pesetëdhjetë) ditë kalendarike duke filluar nga e nesërmja e ditës kur Huamarrësi duhet të kish paguar rregullisht detyrimin, atëherë Huadhenesi rezervon të drejtën e terminimit të kontratës në mënyrë të njëanshme. Në këtë rast mospërmbushje, Huadhënësi deklaron menjëherë shumën totale të detyrimit dhe njofton Huamarrësin për zgjidhjen e Kontratës në mënyrë të njëanshme. Penaliteti që Huamarrësi detyrohet t’i paguajë Huadhënësit për zgjidhjen sipas këtij skenari është në masën 30% te detyrimit të papaguar.

Ju sqarojme per dijenine tuaj, se te gjitha parashikimet  e tjera kontraktuale mbeten te pa ndryshuara.

Ne Marreveshjen e Kredise eshte parashikuar dhe dakordesuar e drejta e IuteCredit per te bere ndryshime ne produktet dhe sherbimet qe ofron si dhe parashikon njoftimin e klienteve ne lidhje me keto ndryshime me mjetet te qendrueshme komunikimi parashikuar nga ligji.

Ne rast te kundershtimit nga ana juaj ne cilesine e kredimarresit, te ndryshimeve brenda 15 diteve, atehere do te aplikohen parashikimet e Marreveshjes se Kredise ne lidhje me zgjidhjen e kontrates ne menyre te njeanshme nga ana e kredimarresit, sic parashikon Neni 14 i Marreveshjes se Kredise me Kushte te Pergjithshme.

Sipas pikes 14.2 te ketij Neni, ne rast te kundershtimit te ndryshimit, atehere te gjitha detyrimet tuaja ne cilesine e kredimarresit, te papaguara deri ne daten e kundershtimit te ndryshimit, te rrjedhura nga  te gjitha kredite qe mund te keni aktive me IuteCredit, do te paguhen brenda 15 diteve nga data kur zgjidhja behet efektive, pavaresisht afateve te rena dakord me pare.

Ju falenderojme qe zgjidhni IuteCredit Albania Sh.a.,