Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit: IuteCredit Kosovë nuk ka thyer asnjë ligj.
19/11/2022

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit dha vendimin e saj ndaj kërkesës së IuteCredit Europe (“ICE”), grupi evropian udhëheqës i financave individuale, kundër revokimit të licensës së financimit në mikrokredi nga Repubilka e Kosovës.
Sipas Kadi Raudsepp, Drejtor i Departamentit Ligjor në IuteCredit, gjykata vendosi se IuteCredit nuk kishte thyer asnjë ligj, por revokimi i licensës së kompanisë nga shteti i Kosovës ka ndodhur për shkak të ndryshimeve nga plani i saj origjinal i biznesit. Gjë e cila – sipas Raudsepp – ndodh si përgjigje natyrale e çdo kompanie kur përballet me situata që ndryshojnë në vetvete.
Kjo padi ndërkombëtare i kushtoi Republikës së Kosovës rreth 2 milion euro në kosto ligjore.
“Ne e pranojmë vendimin e arbitrazhit siç është, por nuk biem dakord me të”, – u shpreh Tarmo Sild, Drejtor Ekzekutiv i IuteCredit.
“Ne kuptojmë se, për momentin, Kosova është një vend ku kompanitë dhe investimet e huaja janë të rrezikuara nga qasjet dhe praktikat e padrejta të rregullatorëve dhe shpresojmë që kjo situatë të ndryshojë shpejt dhe ky vend të përqafojë praktika dhe mentalitet mbështetës për investimet e huaja”
“Si rrjedhojë e këtij vendimi nuk do të preken në mënyrë të ndjeshme fitimet dhe bilancet e vitit 2022” – siguroi Sild.