Revolucioni i madh i mikrofinancave!
21/11/2022

Në vitin 2014, në hyrje të Rrugës së Durrësit në Tiranë, u çel një zyrë kreditimi financiar, ndryshe nga të tjerat.
Me një mentalitet që refuzonte burokracinë mbytëse dhe promovonte digjitalizimin e të dhënave në siguri të plotë. Kjo zyrë u shndërrua shumë shpejt në një adresë të sigurtë për individët të cilët kërkonin likuiditet dhe mirëkuptim për nevojat e tyre.
Kjo ishte zyra e markës estoneze të mikrofinancave IuteCredit.
Që prej atij viti zyrat e IuteCredit u zgjeruan bashkë me shërbimet digjitale duke revolucionarizuar të gjithë sektorin në mënyrë të paimagjinueshme më herët.
Nga 3 orë, e cila ishte koha e nevojshme për miratimin e një kredie, IuteCredit e reduktoi atë në 60 minuta. Nga 60 minuta në 7 syresh dhe tashmë të tepërta duken dhe sekondat.
E gjitha falë filozofisë FinTech që IuteCredit ka në AND-n e saj estoneze, të shtrirjes së digjitalizimit në çdo hallkë të procesit, si i vetmi dimension i cili mund të ndjekë hapin e nevojave dhe ëndrrave të klientëve.
Këtë vit IuteCredit festoi 1 vjetorin e aplikacionit MyIute, i vetmi produkt i këtij lloji në sistemin financiar, i cili, eviton zyrat, letrat pafund dhe çdo gjë që ishte “cool” në shekullin e kaluar, duke i ofruar klientëve një përvojë të rehatshme dhe të jashtëzakonshme. Gjithashtu, me lançimin e sistemit të ri, që ndodhi muajin e kaluar, tashmë ne Myiute App të gjithë klientët e IuteCredit kanë mundësi të marrin PAL (kredi te paraaprovuar), pra vetëm me një click ( pa pritur me 7 minuta), ata mund te auto-aprovojnë kredinë e tyre dhe të tërheqin paratë në çdo orë e ditë ne ATM’t e tyre 24H/7.
Tashmë IuteCredit numëron mbi 200.000 klientë dhe aplikacioni MyIute është downloaduar plot 145,000 herë.
Këto janë shifrat e një revolucioni të madh të nisur pikërisht nga mikrofinancat.