IuteCredit Albania: Krijojmë lehtësi për një stil më të mirë jetese
07/03/2023

IuteCredit Albania po revolucionarizon sistemin e kreditimit në vend dhe ndikimi është i dukshëm. Platforma e institucionit financiar me bazë në Estoni, “New Core”, ka automatizuar kohën që duhet për të miratuar një kredi. Në vetëm pak minuta, qytetarët shqiptarë tashmë mund të përfitojnë kredi që më parë ishin të paarritshme.
Përfaqësuesi i kompanisë, z. Arbër Koruni shpjegoi për Scan TV, edhe një ndër produktet më të fundit të pagesave, që kompania ka lançuar me përfitim të madh për klientët dhe partnerët, iutePay.
Platforma e pagesës, iutePay, e ka bërë procesin e blerjes më të thjeshtë dhe më të shpejtë, duke i lejuar klientëve të bëjnë blerje me këste pa dalë nga shtëpia në mbi 1000 pika shitje fizike dhe digjitale. Një ndër avantazhet më të mëdha të iutePay është mundësia e blerjeve me këste pa interes dhe komision, e famshmja Smart 0%.
Sipas, Z. Koruni, kjo qasje inovative e IuteCredit po ndryshon mënyrën se si shqiptarët marrin kredi, por edhe se si ata përmirësojnë stilin e tyre të jetesës. Kështu, ata mund të plotësojnë dëshira dhe ëndrra, pa patur nevojë të përdorin të gjitha burimet e tyre financiare.