Tiranë, Shqipëri. IuteCredit Albania i dhuroi Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” pajisje mjekësore për Repartin e Reanimacionit të Spitalit Infektiv ku po trajtohen të prekurit nga COVID-19. Këto pajisje do lehtësojnë punën e mjekëve në ndjekjen e parametrave jetësor të të shtruarve në këtë repart.IuteCredit iu përgjigj menjëhere nevojës së Qendrës Spitalore Nënë Tereza për monitorë që tregojnë paramentrat jetësore të pacientëve të infektuar me COVID-19. Në një kohë shumë të shkurtër IuteCredit arriti të siguronte monitorët dhe t’i dorëzonte në Repartin e Reanimacionit të Spitalit Infektiv.

Gjatë dorëzimit të këtyre pajisjeve mjekësore Nevila Ibrahimi, Manaxhere Dege në IuteCredit u shpreh: “Në në një moment të tillë ku institucionet shëndetësore janë vënë përballë një sfide të vështirë nuk mund të qëndronim duarkryq. IuteCredit veproi menjëherë sapo u njoftua për mungesat që kishte Reparti i Reanimacionit në Spitalin Infektiv të Tiranës, aty ku po kurohen të prekurit nga COVID-19. Shpresojmë që të kemi lehtësuar sado pak punën e përditëshme të mjekëve me monitorët për paramentrat jetësor që kemi dhuruar. Kjo e jona është një ndihmë modeste në krahasim me përpjekjet e mjekëve dhe gjithë stafit të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në luftën kundra COVID-19.”
Monitorët e të dhënave jetësore që IuteCredit i dhuroi Repartit të Reanimacionit të Spitalit Infektiv në Qendrën Spitalore Nënë Tereza kanë një vlerë totale prej 5’000 € dhe janë sipas paramentrave dhe standardeve të kërkuara nga vetë institucioni.

Ky nuk është i vetmi kontribut i IuteCredit Albania për t’u ardhur në ndihmë atyrë që janë prekur më shumë nga kriza shëndetësore dhe ekonomike e krijuar nga përhapja e COVID-19 në vendin tonë. Përveç pajisjeve mjekësore të dhuruara për Spitalin Infektiv, IuteCredit ka ndihmuar me paketa ushqimore mbi 100 familje dhe 50 pensionistë.