IuteCredit Albania i është bashkuar nismës së fondacionit “Fundjavë Ndryshe” për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë në Bashkitë Durrës dhe Elbasan. 100 familjeve nga këto qytete u janë dorëzuar pako me ushqime për një muaj.
Në këto momente të vështira përveç shëndetit kriza e përhapjse së COVID-19 ka prekur edhe ekonominë. Familjet më në nevojë janë të parat që po përballen me vështirësitë ekonomike që po krijon përhapja e këtij virusi në vendin tonë. Për këtë arsye IuteCredit Albania, në bashkëpunim me “Fundjavë Ndryshe”, ka dhuruar mbi 2 tonë ushqime.


Amarilda Radovicka, menaxherja e degës së IuteCredit në Elbasan, gjatë shpërndarjes së pakove në familjet më në nevojë u shpreh: “Të gjjthë po vuajmë pasojat e krizës së krijuar nga përhapja e virusit COVID-19 dhe të gjithë duhet të tregojmë solidaritet dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin. Na vjen mirë që mund të bëjmë diçka për ata që kanë më shumë nevojë në këto ditë të vështira. Duke qendruar bashkë sot, si në çdo kohë, do t’ja dalim ta tejkalojmë edhe këtë sfidë.”
Përzgjedhja e familjeve më në nevojë u bë nga ana e Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, të cilët edhe lehtësuan shpërndarjen e pakove ushqimore.
Përveç pakove ushqimore për familjet më në nevojë, IuteCredit gjatë këtyre ditëve ka dhuruar edhe pajisje mjekësore për Repartin e Reanimacionit të Spitalit Invektiv në Tiranë ku po trajtohen pacientët e prekur nga COVID-19.