Në këtë periudhë të vështirë për të gjithë, personat e moshës së tretë konsiderohen të jenë më të ekspozuarit ndaj COVID-19. Qeveria e Shqipërisë ka vendsour që pensionistët të karantinohen dhe të mos lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre. IuteCredit Albania iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës “Adopto një gjysh/gjyshe” , e cila synon të mbështesë pensionistët që jetojnë vetëm dhe nuk kanë njeri për t’u kujdesur për ta, duke adoptuar 50 gjyshër dhe gjyshe në Tiranë.

Andi Isaku, Drejtor i Shitjeve me Partneret Cash në IuteCredit, gjatë shpërndarjes së pakove në shtëpitë e pensionistëve u shpreh: “Në këto ditë të vështira, ku secili nga ne po përballet me sfidat e reja të një jete të pazakont, duhet të jemi edhe më pranë atyre që kanë qenë gjithmonë për ne. Jemi të lumtur që i jemi bashkuar nismës së BT, për të ndihmuar një gjysh apo gjyshe. Ne si IuteCredit vendosëm të adoptojmë plot 50 gjyshe/gjyshër për t’i ardhur në ndihmë gjatë kësaj periudhe. Urojmë që jo vetëm, gjyshet dhe gjyshërit e Njësisë Administrative numër nëntë për të cilët u kujdesëm, por të gjithë ta kalojnë sa më shpejt e në shëndet të plotë këtë situatë”

Përveç pakove ushqimore për pensionistët e vetmuar, IuteCredit gjatë këtyre ditëve ka dhuruar edhe pajisje mjekësore për Repartin e Reanimacionit të Spitalit Invektiv në Tiranë ku po trajtohen pacientët e prekur nga COVID-19 si dhe pako ushqimore në qytetin e Durrësit dhe Elbasanit, duke i ardhur në ndihmë 100 familjeve më në nevojë