Kompania Ndërkombëtare e Mikrokredisë dhe Fintech IuteCredit ka hapur degën e saj të re në Bullgari, që përkon edhe me tregun e gjashtë ndërkombëtar për këtë kompani.


Drejtori i Përgjithshëm i IuteCredit Europe, Tarmo Sild deklaroi se kompania është krenare që mund të sjellë shërbimin e saj të shpejtë dhe të thjeshtë fintech në një treg të ri ambicioz. “Jemi entuziastë që sjellim njohuritë tona më të mira fintech në Bullgari dhe të ofrojmë kredi me këste të shpejta, të cilat u mundësojnë bullgarëve të blejnë mallra ose të paguajnë për shërbime që përmirësojnë cilësinë e jetës,” citoi Sild.

Sild shpjegoi se kredia me këste është një kredi ku shuma e principalit, e interesit dhe e tarifave të tjera paguhen sipas një programi mujor të rënë dakord. “Produktet e huasë së IuteCredit janë kredi konsumatore jo te siguruara me afat maturim nga 1 muaj deri në 36 muaj dhe kredi të siguruara nga makina me maturim deri në 60 muaj. Sidoqoftë, kreditë që ne ofrojmë nuk duhet të ngatërrohen me kreditë me afate më te shkurtra se sa një muaj, pasi ky është një tjetër lloj shërbimi të cilin ne nuk e ofrojmë,” – tha Sild.

Drejtori i Përgjithshëm i degës së re të IuteCredit në Bullgari, Kaloyan Radosslavov tha se edhe pse puna e vërtetë sapo ka filluar, ekipi tashmë ndjehet krenar që ka arritur një moment të rëndësishëm në strategjinë e rritjes së grupit IuteCredit. “Misioni ynë është të krijojmë një përvojë të jashtëzakonshme në financat personale duke tejkaluar pritshmëritë e klientëve,” tha Radosslavov.

IuteCredit po planifikon të hapë 5 degë në 4 qytete në Bullgari deri në fund të vitit 2021. Për të përdorur një kredi me këste, klientët duhet të drejtohen pranë zyrës lokale të IuteCredit me dokumentet e nevojshme, të tilla si një kartë identiteti ose një pasaportë. Më vonë, kur klienti tashmë është regjistruar, mund të aplikojnë për kredi përmes shërbimit të klientit online apo thirrjeve telefonik. Më shumë informacion në lidhje me shërbimin mund të gjeni në www.iutecredit.bg.

IuteCredit është një  institucion mikrofinanciar ndërkombëtare dhe kompani fintech me origjinë Estoneze e fokusuar kryesisht në kreditë me këste, përfshirë edhe kreditë e makinave. Periudha mesatare e huasë është një vit. IuteCredit, e themeluar në vitin 2008, ka arritur të jetë kompania udhëheqëse e mikrokredive në Evropë me një bilanc prej 100 milion euro dhe më shumë se 200,000 klientë aktivë. Kompania mbledh fondet e saj përmes bonove të tregtuara publikisht, të listuara në Bursën e Frankfurtit.

Kompania operon në Moldavi, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë dhe së fundmi edhe në Bullgari. Portofoli i bizneseve partnere të IuteCredit përfshin shërbime postare shtetërore, kompani të ndryshme telekomunikacioni ndërkombëtarë Orange Vodafone, Deutsche Telekom, dyqane të mëdha elektronike, etj.

Më shumë Informacion:
Qendra e Shtypit e IuteCredit
press@iutecredit.com