Talin, Estoni, 26 Korrik 2019. IuteCredit Europe (“ICE”), një grup kompani lider në financimin e individëve, emëton për herë të parë një bond korporativ me maturitet 4 vjeçar (ISIN XS2033386603). IuteCredit është gjithashtu një ndër kompanitë e para me bazë në Estoni që të listoje tituj në Gjermani, në bursën e Frankfurtit.

IuteCredit emëtoi 40 milion Euro bonde të siguruara afat gjata me interes prej 13% dhe me maturitet deri në vitin 2023. Dita e parë e shkëmbimit të bondit të ri në tregun e hapur të Bursës së Frankfurtit pritet me datë 7 Gusht 2019. Si rrjedhoje, IuteCredit do të aplikoje për të listuar bondet në një treg të rregulluar të Bashkimit European në Deutsche Börse brenda 6 muajve.

Emëtimi i bonos së IuteCredit nën udhëheqjen e bankave nga Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Suedia u mbështet më tej nga profesionistë të nje grupi ndërkombetar nga Gjermania, Bullgaria, Letonia dhe Estonia.

“Besimi që investitorët ndërkombëtarë treguan tek IuteCredit duke nënshkuar dhe duke investuar në bondin tonë të parë konfirmon edhe njëherë pozicionin tonë si një kompani e besuar  që financon nevojat konsumatore të individëve.  Vijueshmëria  do të përforcojë edhe më tej rrugën tonë ne përmbushje të misionit tonë: ne duam të krijojme një eksperiencë te jashtëzakonshme në financat personale duke tejkaluar pritshmërite e klientëve në tregun e mikro-kredisë dhe si rrjedhojë të krijojmë një impakt social duke përmirësuar cilësine e jetës së përditshme të klientëve tanë. Në të njëjtën linjë, fakti që duke filluar nga viti 2008 ne kemi qenë fitimprurës në aktivitetin tonë, çdo vit, nënvizon edhe njëherë qëndrueshmërinë e modelit tonë të biznesit. Në fushën tonë të biznesit, ne parashikojmë kërkesë gjithmonë në rritje nga klientë potenciale dhe ekzistues, për produkte ekzistuese ashtu si dhe për novacione” tha në fjalën e  tij, Z. Tarmo Sild, CEO i Grupit IuteCredit.

IuteCredit

Kristel Kurvits, Group Chief Financial Officer (CFO)
Email: kristel.kurvits@iutecredit.com
Phone: +372 55 88 77 0

Evelin Kanter, Group Chief Legal Officer (CLO)
Email: evelin.kanter@iutecredit.com
Phone: +372 50 52 72 9

Aalto Capital (Investor Relations)

Sven Pauly, Consultant
Email: sven.pauly@aaltocapital.com
Phone: +49 89 898 67 77 0