044 50 50 60 E HËNË - E SHTUNË 08:00-20:00 E DIEL 09:00 – 15:00 WhatsApp
044 50 50 60 E HËNË - E SHTUNË 08:00-20:00 E DIEL 09:00 – 15:00 WhatsApp
Faqja kryesore > Karriera në IuteCredit Albania
IuteCredit Albania
Pse duhet të zgjidhni IuteCredit Albania?
Burimet njerëzore në Iutecredit Albania përbëjnë asetin më të rëndësishëm të një biznesi të suksesshëm.
Një fuqi punëtore produktive dhe energjike, sëbashku mund të bëjnë diferencën.
Iutecredit Albania i konsideron punonjësit e saj si një aset të fuqishëm njerëzor dhe jo si kosto për organizatën.
Ashtu si me çdo aset tjetër, një forcë punëtore e talentuar mund të përdoret në mënyrë strategjike për të shtuar vlerën në një organizatë.
Ne synojmë të jemi punëdhënësi i zgjedhjes dhe më i rekomanduari në Shqipëri.
Ne punojmë në një mjedis shumë dinamik, fleksibël, kështu që nëse kërkoni sfida në vendin e punës, aty ku mendimi juaj dëgjohet dhe ka rëndësi, aty ku ju njihet çdo kontribut i dhënë ju ftojmë: TË BËHENI PJESË E STAFIT TONË!
Politikat e rekrutimit
Synimi i proçesit të rekrutimit është punësimi i kandidatëve me aftësi të jashtëzakonshme profesionale dhe ndërpersonale, për të përmbushur objektivat aktuale dhe të ardhshme të kompanisë.
• Rekrutimi i brendshëm
Për vendet vakante, kompania u jep përparësi aplikimeve të brendshme nga stafi aktual, i cili shërben si një mjet i zhvillimit të karrierës.
• Rekrutimi i jashtëm
Vendet e lira të punës publikohen në faqet e internetit të Iutecredit Albania, rrjetet sociale si dhe në faqe të tjera lokale të karrierës.
Gjithashtu, Iutecredit Albania bashkëpunon edhe me agjencitë e jashtme të punësimit, për pozicione të veçanta.
Përzgjedhja e kandidatëve
Të gjitha aplikimet dërgohen në adresën e -mail, hr@iutecredit.al dhe trajtohen me nivel maksimal konfidencialiteti dhe në përputhje me Ligjin Nr. 9887, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, datë 10.03.2008.
Ne jemi të dedikuar dhe të pasionuar për të punuar së bashku duke krijuar një të ardhme më të mirë.
“Rritemi së bashku”
Eja rritemi së bashku për të krijuar një të ardhme plot inovacion, zhvillim, pasion për zgjidhje të reja dhe ndije dhe ti impaktin që mund të krijosh.
Në Iutecredit Albania, proçesi i përzgjedhjes për punësim është i thjeshtë, kërkues dhe tepër transparent.
• Përzgjedhja e parë bëhet në bazë të CV-së dhe kritereve të paracaktuara.
• Vetëm aplikantët e përzgjedhur janë të informuar për proçesin e Intervistës
• Kandidatët e përzgjedhur nga Komiteti i Intervistimit kalojnë në fazën e rekrutimit.
Pas kalimit me sukses të fazave të mësipërme, ju pret “Procesi i Hyrjes” i cili është një program trajnimi orientues 3 javor i kombinuar “teori dhe praktik” në vendin e punës.
Iutecredit Albania vlerëson angazhimin që tregojnë punonjësit e saj për të arritur sukses, të cilat ndikojnë në realizimin e objektivave të kompanisë. Rrjedhimisht, Iutecredit Albania ofron kompensim fleksibël dhe të shkëlqyeshëm paralelisht me paketën e përfitimeve duke synuar plotësimin e nevojave të ndryshme dhe kënaqësinë në punë të punonjësve tanë.
Për të siguruar angazhimin, kënaqësinë, besnikërinë dhe mirëqënien sociale të stafit tonë, Iutecredit Albania, ka hartuar dhe zbatuar skema të ndryshme bonuse dhe përfitime të tjera, që e dallojnë atë nga punëdhënësit e tjerë që operojnë në territorin e Shqipërisë.
Përfitime të tjera për punonjësit (përveç asaj që kërkohet në bazë të Kodit të Punës)
• Skemën e Pensionit Privat
• Sigurimi Privat i Shëndetit dhe Jetës
• “Vizitoni botën” për punonjësit më të mirë
• Bonusi i lindjes së fëmijës
• Ndihma financiare (vdekja e anëtarëve të familjes ose raste të veçanta)
• Bonuse të ndryshme të skemës bazuar në performancën mujore për pozicione të veçanta
•Bonusi i performancës në mes vitit dhe asaj vjetore bazuar në rezultatet e kompanisë dhe performancën individuale të punonjësve
• Kurse trajnimi dhe zhvillimi