044 50 50 60 E HËNË - E SHTUNË 08:00-20:00 E DIEL 09:00 – 15:00 WhatsApp

Tirane

IuteCredit Albania është një filial i një kompanie ndërkombëtare të kredisë konsumatore, e cila filloi veprimtarinë e saj në Shqipëri në vitin 2015 dhe synon të jetë ofruesi më i shpejtë dhe më komod i kredisë në Shqipëri, nëpërmjet aksesit të lehtë dhe një procesi shumë të thjeshtë aplikimi në çdo ndërveprim të klientit me IuteCredit.
Ne po kërkojmë një mbledhës te besueshëm të borxhit për të kontaktuar debitorët dhe për të kerkuar detyrimin total të papaguar ndaj kreditorëve të tyre.
Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për rikuperimin e borxhit në një kohë sa më të shkurtër të jetë e mundur.

Përgjegjësitë dhe detyrat:
• Rikuperimi i borxhit total dhe monitorim i çdo rasti të caktuar
• Komunikimi me debitorët/kontaktet alternative në shumicën e kohës vetëm nëpërmjet telefonit.
• Verifikimi i të dhënave të debitorit, të dhënat demografike dhe telefonike dhe shton informacion shtesë për çdo rast debitori.
• Identifikon arsyet e mospagesës dhe merret me mënyrën e zgjidhjes së rastit për shlyerjen e borxhit në një kohë të shkurtër
• Shkruani në sistem çdo komunikim, të dhëna, komente me debitorin ose numër alternativ.
• Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga superiori përkatës.

Njohuritë / Aftesitë e kërkuara:

• Eksperiencë e provuar si mbledhës borxhi minimumi 1 vit.
• Të punuarit me objektiva dhe afate të ngushta
• Njohuri të mira të paketës MS Office
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi
• Aftësi për zgjidhjen e problemeve
• Aftësi për të dhënë prioritet dhe për të organizuar punën

Edukimi:
• Diplomë universitare
• Njohuri të gjuhës angleze

Ju lutemi të na dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit, hr@iutecredit.al
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me nivel të lartë konfidencialiteti.

Afati i aplikimit është 31 Gusht 2022.

I nderuar klient ju informojmë se duke filluar nga data 27/08/2022 hyn në fuqi ndryshimi i Komisionit të Shtyerjes së datës së pagesës të pasqyruar në Kontratën e kredisë kushte specifike:

Pika 2.4: Huamarrësi mundet,  t’i drejtojë Huadhënësit një kërkesë të arsyetuar, me një nga mjetet ë qëndrueshme të komunikimit, për pezullimin e detyrimeve të tij kundrejt  Huadhënësit, për një periudhë kohe jo më të gjatë se 17 ditë kalendarike sipas kushteve të Kontratës së Përgjithshme. Në këtë rast, Huamarrësi do t’i paguajë Huadhënësit Komisionin e Pezullimit, i cili është 1000 Lekë.

Faleminderit!