044 50 50 60 E HËNË - E SHTUNË 08:00-20:00 E DIEL 09:00 – 15:00 WhatsApp

Tirane

DETYRAT KRYESORE:

  • Siguroje cilësinë e shërbimit në të gjitha pikat e kontaktit me klientët;
  • Përgjegjës për trajnimin e të punësuarve të rinj gjate trajnimit orientues fillestar;
  • Mbështet Menaxheret e Departamenteve dhe Drejtoret e Degeve në vlerësimet e stafit ne periudhen e proves dhe cdo muaj ne vleresimin e performances;
  • Përgjegjës për organizimin dhe mbajtjen e trajnimeve lidhur me procesin e punës dhe per tema të ndryshme
  • Përgjegjës për monitorimin e minimum 5 thirrjeve në muaj për çdo Sherbim Klienti dhe plotësimin e skemës së vlerësimit sipas standardit të vendosur nga grupi.
  • Monitoron çdo dy mujor kushtet cilësore të shërbimit/degës së ofruar në degë
  • Përgjegjës për identifikimin e nevojave për trajnim të stafit përmes vlerësimit të thirrjeve, rezultateve të performancës dhe vizitave në degë
  • Përgjegjës për analizimin dhe ndjekjen e të gjitha gabimeve të stafit që vijnë nga të gjitha kanalet dhe departamentet e tjera
  • Përgatit dhe analizon raportet e cilësisë së brendshme dhe të jashtme dhe dergon per rishikim stafit drejtues.
  • Punon ngushtë me Menaxheret e Shërbimit të Klientit për të ndërhyrë dhe përmirësuar shërbimin e ofruar nga stafi i tyre.
  • Përgjegjës për monitorimin dhe përmirësimin e anketave të NPS-së, duke analizuar dhe kontakuar komentet negative
  • Kryen ‘Mystery shopping” ne te gjitha kanalet tona të kontaktit dhe ndan komentet dhe nevojat për përmirësim me menaxhimin

PËR KËTË POZICION JU NEVOJITEN:

  • Aftësi të shkëlqyera për shërbimin ndaj klientit dhe përkushtimin për të ofruar një eksperiencë të jashtëzakonshëm ndaj klientit;
  • Vetë-motivues dhe i nxitur per rezultate
  • Aftësi analitike
  • Aftësi të menaxhimit të kohës
  • Të jetë multi-tasking
  • Duhet të jetë shume i aftë me paketën Office
  • Të ketë diplomë/Master
  • Përvojë në banking /eksperiencë klienti
  • Eksperiencë e provuar si trajnues
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Aftësi drejtuese të mjetit, patentë Klasi B

Afati për të aplikuar deri në 06.06.2022
Ju lutemi na dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit hr@iutecredit.al
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me nivel të lartë konfidencialiteti.