044 50 50 60 E HËNË – E DIEL 8:00 - 21:00 WhatsApp

Tiranë

Detyrat kryesore:

  • Identifikon mundësi te reja biznesi dhe prezanton zhvillimin e modelit të biznesit IuteCredit tek partneret potencial.
  • Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie me partnerët, biznese që shesin produktet/shërbimet e tyre më këste.
  • Përgjegjës për zhvillimin/rritjen e portofolit të partnerëve, mbajtjen e sa më shumë pikave aktive si dhe kontraktimin e partnerëve të rinj.
  • Prezanton/sugjeron produktet dhe shërbimet e IuteCredit tek çdo partner, në përshtatje me kërkesat dhe nevojat e partnerit.
  • Trajnon stafin e shitjes së partnerit me qëllim nxitjen e shitjeve të produkteve/shërbimeve të IuteCredit, dhe sigurohet që procesi i shitjes bëhet konform prodecurave në fuqi.
  • Monitoron çdo ditë rezultatet e shitjeve me patnerët dhe merr masa për partnerë që nuk performojnë, me qëllim përmbushjen e targetave të vendosura nga supervizori.
  • Në bashkëpunim me departamentin e marketingut, ndihmon partnerin me zgjidhje praktike për të rekalmuar mundesinë e shitjes me këste.
  • Menaxhon problematikat ose ankesat e partnerit në lidhje me shërbimin e IuteCredit.

Kërkesat:

  • Aftësi të shkëlqyera shitjeje
  • Komunikim shumë i mirë dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhenie me partnerët
  • Disiplinë dhe aftësi për të punuar i pavarur
  • Dëshirë për të punuar në terren
  • Aftësi për të punuar nën presionin e arritjes së rezultateve
  • Eksperiencë të mëparshme në shitje, preferohet mbi 2 vjet
  • Aftësi drejtuese të mjetit, patentë Klasi B

Ju lutemi na dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit, hr@iutecredit.al
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me nivel të lartë konfidencialiteti.