IuteCredit Albania sjell inovacion në tregun e kredive në Shqipëri. Përtej aplikimeve për kredi me kartë identiteti dhe kredi online, klientët tanë mund të marrin kredi në pak minuta kudo që janë edhe me SMS.

Nëse jeni klient aktual i IuteCredit, apo keni qenë më parë, ju mund të bëni aplikim për kredi dhe të merrni aprovimin e saj kudo që të ndodheni.

Vetëm me anë të një mesazhi sms nga numri juaj i celularit, ju mund të përfitoni kredi në pak minuta me vlerë 5.000 ose 10.000 Lekë me afat shlyerjeje 1 muaj, ose 20.000 Lekë me afat shlyerjeje 2 muaj.

Dërgo tekstin që përmban “numrin tuaj personal (dy pika) shumën e zgjedhur” në: 069 54 58 732.

Kujdes: Nr. personal i kartës tuaj të identitetit fillon me gërme dhe mbaron me gërmë. Pas Nr. Personal, ju duhet të vendosni simbolin “:” dhe më pas shumën që dëshironi (5000, 10000 ose 20000).



Në pak sekonda, IuteCredit do të analizojë të dhënat tuaja.

Nëse kërkesa aprovohet, ju do të njoftoheni me mesazhin: “Kredia juaj u pranua me sukses”, së bashku me shumën e kredisë, këstin e saj dhe datën e pagesës.

Më pas, nevojitet vetëm konfirmimi juaj final. Dërgoni tekstin PO në numrin e mëparshëm (069 54 58 732) dhe menjëherë, do të informoheni me ane te nje mesazhi që “Ju mund të terhiqni parate tuaja ne nje prej partnereve tane” vetem me Karten tuaj te Identitetit.

Që nga ai moment, ju mund të tërhiqni paratë tuaja në një nga partnerët tanë: Posta Shqiptare, Easy Pay, Western Union etj. 

Kjo kredi e shpejtë pa kolateral dhe pa dokumenta është një zgjidhje e cila i vjen në ndihmë çdo klienti ekzistues duke i dhënë zgjidhje problemeve financiare që mund të hasin në çdo kohë dhe çdo situatë.

Për të kuptuar më mirë se si funksionon kredia me SMS ndiqni videon shpjeguese në YouTube.