Të nderuar klientë,

IuteCredit, pasi ka vlerësuar situatën e ndërlikuar që krijoi pandemia e COVID-19 si dhe duke gjykuar që impakti i saj në ekonomi dhe në financat personale të gjithësecilit do të jetë afatgjatë, ka marrë vendimin për të bërë ndryshime të cilat do të vijnë në ndihmë të klientëve tanë. Këto ndryshime janë ideuar duke pasur gjithmonë në fokus klientin dhe mundësinë për të lehtëesuar situatën ekonomike të gjithsecilit që do të përkthehet në lehtësim ripagimi kredie.

Në kuadër të sa më sipër duke filluar nga data 05.06.2020 e në vijim, IuteCredit Albania njofton klientët se ndryshon sa më poshtë:

Ndryshimi i parë
Teksti i kontratës ishte:
Në rast se huamarrësi nuk shlyen detyrimet e tij në përputhje me kontratën e Kredisë të firmosur rregullisht mes palëve, për më shumë se 50 (pesëdhjetë) ditë kalendarike duke filluar nga e nesërmja e ditës kur Huamarrësi duhet të kish paguar rregullisht detyrimin. Në këtë rast mospërmbushje, Huadhënësi deklaron menjëherë shumën totale të detyrimit dhe njofton Huamarrësin për zgjidhjen e Kontratës në mënyrë të njëanshme. Penaliteti që Huamarrësi detyrohet t’i paguajë Huadhënësit për zgjidhjen është në masën 30% të detyrimit të papaguar.

Nga data 05.06.2020 e në vijim teksti bëhet:
Në rast se Huamarrësi nuk shlyen detyrimet e tij në përputhje me këtë kontratë dhe kontratën përkatëse të kredisë, për më shumë se 70 (shtatëdhjetë) ditë kalendarike duke filluar nga e nesërmja e ditës kur Huamarrësi duhet të kish paguar rregullisht detyrimin, atëherë Huadhenesi rezervon të drejtën e terminimit të kontratës në mënyrë të njëanshme. Në këtë rast mospërmbushje, Huadhënësi deklaron menjëherë shumën totale të detyrimit dhe njofton Huamarrësin për zgjidhjen e Kontratës në mënyrë të njëanshme. Penaliteti që Huamarrësi detyrohet t’i paguajë Huadhënësit për zgjidhjen sipas këtij skenari është në masën 30% te detyrimit të papaguar.

Për detaje të mëtejshme të llogaritjes së penalitetit me këtë ndryshim ju ftojmë të drejtoheni në rubrikën Kushtet

Ndryshimi i dytë
Teksti i kontratës ishte:
Huadhënësi autorizohet nga Huamarrësi për të përcaktuar në mënyrë të njëanshme shpeshtësinë apo mënyrën e njoftimit për çdo pagesë të vonuar. Për çdo rast njoftimi shkresor të dërguar Huamarrësit, nëpërmjet shërbimit postar publik ose privat në adresën e deklaruar prej tij pranë IuteCredit, Huamarrësi do të paguajë një gjobë prej 1,500 Lekë (një mijë e pesëqind Lekë). Për çdo rast njoftimi me sms ne numrin e celularit të deklaruar të Huamarrësit, ky i fundit do ta paguajë një gjobë prej 200 Lekë (dyqind Lekë). Huadhënësi njeh dhe pranon se Tarifa e njoftimit të vonesës do të zbatohet edhe në rast të mos marrjes efektive të njoftimit të vonesës nga Huamarrësi për arsye të adresës së pasaktë të deklaruar nga Huamarrësi apo mos rinovim i të dhënave të adresës të regjistruara pranë Huadhënësit.

Nga data 05.06.2020 e në vijim teksti bëhet:
Huadhënësi autorizohet nga Huamarrësi për të përcaktuar në mënyrë të njëanshme shpeshtësinë apo mënyrën e njoftimit për çdo pagesë të vonuar. Për çdo rast njoftimi shkresor të dërguar Huamarrësit, nëpërmjet shërbimit postar publik ose privat në adresën e deklaruar prej tij pranë IuteCredit, Huamarrësi do të paguajë një tarifë prej 750 Lekë (shtatëqind e pesëdhjetë). Për çdo rast njoftimi me sms në numrin e celularit të deklaruar të Huamarresit, ky i fundit do të paguajë një gjobë prej 200 Lekë (dyqind Lekë). Huadhënësi njeh dhe pranon se Tarifa e njoftimit të vonesës do të zbatohet edhe në rast të mos marrjes efektive të njoftimit të vonesës nga Huamarrësi për arsye të adresës së pasaktë të deklaruar nga Huamarrësi apo mos rinovim i të dhënave të adresës të regjistruara pranë Huadhënësit.

Për detaje të mëtejshme të llogaritjes së penalitetit me këtë ndryshim ju ftojmë të drejtoheni në rubrikën Kushtet