Të nderuar klientë,

IuteCredit ka kontribuar maksimalisht për të ndihmuar të gjithë klientët e saj, të ardhurat e të cilëve janë impaktuar nga kufizimet e aktivitetit ekonomik që po kalon vendi për shkak të COVID-19. Si institucion mikrofinanciar, jobankë, kemi krijuar lehtësime të shumta për të mundësuar rikthimin në normalitet të të gjithë klientëve tanë.

Në përgjigje të interesimit të shumë prej klientëve tanë, duam të sjellim në vëmendjen tuaj se Sektori i Mikrofinancës nuk preket nga Vendimi i Bankës së Shqipërisë për shtyrjen e kredive deri më 31.08.2020.

Ndërkohë, ju rikujtojmë se pagesat e kësteve mund t’i kryeni pranë pikave të një prej partnerëve tanë si, Western Union, Posta Shqiptare, Easy Pay, Reafes, Abi Exchange apo në bankat si BKT dhe Credins duke respektuar të gjitha protokollet e higjenës sanitare të tyre.

Nëse keni pyetje na vizitoni në degët tona në të gjithë Shqipërinë, nga e hëna në të diel në fashën orare 08:30 – 20:30, na telefononi në 044 50 50 60, na shkruani në WhatsApp në 0692055510, ose na dërgoni një email në info@iutecredit.al.
Për më shumë informacioni mund të lexoni njoftimin e plotë të:
Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës

Faleminderit,
IuteCredit Albania