I nderuar Klient,

Ju bëjmë me dije se më datë 12 Qershor 2020, ka përfunduar procesi i shtyrjes së kësteve të kredisë për shkak të situatës së krijuar prej COVID-19.
Si rrjedhojë, çdo kërkesë e dërguar pas kësaj date, nuk do të jetë e vlefshme për rishqyrtim.

Për të kontrolluar detyrimin tuaj të deritanishëm, mund të vizitoni faqen tone zyrtare rubrikën MY IUTE. Plotësoni të dhënat duke vendosur kodin e kredisë dhe datëlindjen tuaj. Më pas shtypni butonin KONTROLLO KREDINË.

Në rast se keni këste të pa paguara, ju këshillojmë të paguani menjëherë për të shmangur akumulimin e mëtejshëm të penaliteteve.

Ju rikujtojmë se këstet e kredisë mund t’i paguani çdo ditë, nga e e hëna në të dielë, pranë çdo pike të partnerëve tanë, Posta Shqiptare, Western Union, EasyPay, Raeafs, Abi Exchange ose nëpërmjet kanaleve digitale të bankave, BKT, Credins, dhe Tirana Bank.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin,
IuteCredit Albania