I Dashur Klient,

Duke uruar të keni shëndet të mirë për veten dhe familjen tuaj, në vijim ju informojmë në lidhje me kërkesen për shtyrjen e afatit të pagimit të kësteve të kredisë:

Bazuar në urdhërin e përbashkët të firmosur nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, për shtyrjen e afatit të pagimit të kësteve të kredisë për individet, të cilët do të hasin vështirësi në këtë periudhë si pasojë e COVID-19, dëshirojmë t’ju informojmë se IuteCredit Albania është e angazhuar të ndërmarrë masa lehtësuese për të gjithë ata klientë të cilët janë të prekur nga situata aktuale. Për më shumë informacion ju sugjerojmë të lexoni urdhërin e sipërpërmendur.

NJOFTIM PËR SHTYP – Mbi urdhrin e Bankës së Shqipërisë dhe Kryeministrisë për shtyrjen e afatit të pagimit të kësteve të kredisë për biznese dhe individë

Kush përfshihet në masat lehtesuese:
Të gjithë ata klientë të cilët gjatë kësaj periudhe, nuk mund të marrin pagën e plotë apo nuk janë më në marrëdhënie pune si pasojë e situatës së krjuar nga COVID-19.   

Kush nuk përfshihet:
Të gjithë klientët të cilët vijojnë marrëdhënien e punës dhe marrin rregullisht pagën e tyre janë të përjashtuar (administratë publike, kompani private, institucione dhe organizata të huaja etj). Kjo kategori klientësh lehtësohet nga penalitetet e mos pagesës në datën e caktuar të këstit, gjatë periudhës 13 Mars 2020 – 31 Maj 2020, por duke konsideruar që në fund të periudhës duhet të paguhen njëherësh të gjithë këstet e prapambetura. Në rast mospagese të kësteve deri më 31.05.2020, ju informojmë se do të fillojë gjenerimi i penaliteteve për të gjithë këstet me vonesë duke filluar nga data 1 Qershor 2020.

Periudha e masave lehtësuese:
Periudha e përfshirë është 13.03.2020 – 31.05.2020

Masë tjetër lehtesuese në lidhje me faljen e penaliteteve për të gjithë klientët:
Falen penalitetet për të gjithë klientët që nuk mund të paguajnë dot këstet e tyre si pasojë e vështirësive të shkaktuara nga COVID-19 për periudhën 13.03.2020 – 31.05.2020.

Pagesat e kësteve:
Për të gjithë klientët që kanë të ardhura, munden dhe dëshirojnë të kryejnë pagesën e këstit të tyre, të plotë ose pjesore, mund ta bëjnë atë në të gjitha pikat Western Union, Posta Shqiptare, Easy Pay, Raeafs, Abi Exchange apo në bankat si BKT dhe Credins duke u kujdesur për veten e duke ruajtur distancën e sigurisë.

Si të na kontaktoni:
Nëse keni marrë këtë e-mail sqarues dhe i përkisni kategorisë së prekur nga COVID-19, duhet të dërgoni me e-mail në riskedulimi@iutecredit.al një evidencë/dokument të shkëputjes nga puna (libreza e punës) ose vërtetimin nga e-Albania/Bank Statement nga 1 Shkurt 2020 ku specifikohet se paga juaj e muajit Mars nuk është kredituar apo është kredituar pjesërisht. Gjithashtu, në e-mail duhet të përfshni edhe të dhënat tuaja personale:

  1. Emer Mbiemër,
  2. Nr Personal ID,
  3. Kodi i kredisë

Kujdes: Nëse një nga dokumentat e cituara më sipër  do te mungojë, atëherë kërkesa juaj nuk do të merret në konsideratë!

Vendimmarrja:
Pas shqyrtimit të kërkesës suaj, stafi i IuteCredit do t’ju kontaktojë për t’ju njohur me vendimin e marrë. Më pas, në varësi të situatës dhe kufizimeve të lëvizjes së individëve, do t’ju informojë mbi procedurat e mëtejshme që duhet të ndiqen.

E rëndësishme:
PENSIONISTËT– Ju sugjerojmë të mos levizni nga shtëpia dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj. Vetëm pasi të qetësohet situata që po kalojmë, mund të kontaktojmë sërish.

Ju vëmë në djeni se IuteCredit do të vazhdojë aktivitetin e saj kredidhënës Online si dhe prej datës 24.03.2020 do të jenë hapur të gjitha degët tona. Janë marë të gjitha masat që degët e IuteCredit të dezinfektohen nga shoqëri të specializuara për këtë shërbim, në mënyrë që t’ju ofrojmë siguri në degët tona.

Faleminderit
Jemi me JU,
Kujdesuni për veten,
IuteCredit Albania