NJOFTIM MBI STATUSIN E PERSONAVE TE EKSPOZUAR POLITIKISHT (PEP)

NJOFTIM MBI STATUSIN E PERSONAVE TE EKSPOZUAR POLITIKISHT (PEP)

Sipas parashikimeve te Ligjit Nr. 9917 date 19.5.2008,  “Per Parandalimin e Pastrimit te Parave dhe Financimit te Terrorizmit”, i ndryshuar, Personat e Ekspozuar Politikisht konsiderohen te jene:

individët, të cilët janë të detyruar të bëjnë deklarimin e pasurive të tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë, me përjashtim të nëpunësve të nivelit të mesëm apo të ulët drejtues, pavarësisht nëse kanë detyrimin për deklarimin sipas legjislacionit në fuqi për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë;

individët, të cilët kanë ose kanë pasur funksione të rëndësishme si brenda vendit apo jashtë vendit në një qeveri dhe/ose në një shtet të huaj, të tillë si: kryetar shteti dhe/ose qeverie, ministra, zëvendësministra ose pozicione të ngjashme me to, anëtarë të Kuvendit ose organeve legjislative të ngjashme, politikanë të lartë, anëtarë të organeve drejtuese të partive politike, gjyqtarët e gjykatave të larta ose kushtetuese, si dhe çdo gjyqtar i një gjykate, ndaj vendimeve të së cilës nuk mund të ushtrohen mjetet e zakonshme të ankimit, anëtarët e organeve drejtuese të bankave qendrore, ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë, si dhe oficerët me gradë madhore në Forcat e Armatosura, drejtuesit e lartë dhe/ose anëtarët e organeve drejtuese të shoqërive shtetërore, si dhe drejtorët, zëvendësdrejtorët ose anëtarët e bordit ose çdo pozicion tjetër i ngjashëm me to në një organizatë ndërkombëtare.

Anëtarët e familjes së personit të ekspozuar politikisht si me poshte listiar, konsiderohen te jene gjithashtu PEP:

  • bashkëshorti/ja apo bashkëjetuesi/ja e një personi të ekspozuar politikisht;
  • fëmijët dhe bashkëshortët/et e tyre apo bashkëjetuesit/set e një personi të ekspozuar politikisht;
  • prindërit e një personi të ekspozuar politikisht.

Persona të lidhur në marrëdhënie të ngushta personale, pune ose biznesi të personit të ekspozuar politikisht, si me poshte listuar, për qëllime te ligjit konsiderohen te jene gjithashtu PEP:

  • individët që janë bashkërisht pronarë përfitues në persona juridikë ose organizime ligjore apo çfarëdo marrëdhënie tjetër të ngushtë biznesi me një person të ekspozuar politikisht;
  • personat të cilët janë pronarët përfitues të vetëm një personi juridik apo organizimi ligjor, i cili dihet se është krijuar për përfitimin de-facto të personit të ekspozuar politikisht.