IuteCredit Albania SHPK
Institucion financiar jobanke i licencuar per kryerjen e aktivitetit te mikrokredise
sipas licencës se Bankes se Shqiperise nr. 32 date 31.03.2015

Ky dokument se bashku me dokumentet e tjera qe referohen ne te përcaktojnë mënyrën se si IuteCredit Albania Sh.a. mbledh dhe përpunon te dhënat personale te përdoruesve te faqes se saj te internetit apo te dhënat personale qe siguron nga klientët e saj ne forma te tjera.

IuteCredit Albania Sh.a. eshte nje institucion financiar jo banke, i licencuar nga Banka e Shqipërisë per kryerjen e aktivitetit te mikrokredise, i regjistruar pranë regjistrit tregtar te mbajtur nga Qendra Kombetare e Regjistrimit me NUIS – L42011023U, me seli ne adresën Rruga e Durrësit, ndërtesa nr. 6, Tirane (“IuteCredit”). Për qëllime te aktivitetit te saj te kredidhenies, IuteCredit mund te mbledhë e përpunojë te dhëna personale nga klientët e saj, te cilat do te ruhen ne përputhje me dispozitat ligjore ne fuqi dhe me dispozitat e këtij dokumenti.

Rrjedhimisht, ju ftojmë dhe ju lutemi te lexoni me kujdes parashikimet ne vijim, per te kuptuar praktiken tone per mbledhjen e trajtimin e te dhënave tuaja personale si edhe te drejtat tuaja.

Duke vizituar hapësirën tone te internetit www.iutecredit.al apo duke kryer nje aplikim per kredi online, ju pranoni kushtet e ruajtjes dhe trajtimit te te dhënave personale sipas parashikimeve te këtij dokumenti. Për qëllim të ligjit Nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” (“Ligji per mbrojtjen e te dhënave personale”), Shoqëria do te konsiderohet kontrollues i te dhënave tuaja personale.

1. Te dhënat personale qe mblidhen nga Shoqëria:

• Shoqëria mund të mbledhë çdo informacion apo te dhëna qe përdoruesit e hapësirës se saj ne internet, klientët apo individët e interesuar per shërbimet e saj mund te japin vullnetarisht duke aplikuar per kredi, duke plotësuar formularë ne hapësirën e saj te internetit, duke u regjistruar ne hapësirën tone ne internet, nëpërmjet telefonit, postes elektronike apo me mënyra te tjera. Këto te dhëna, mund te përfshijnë te dhëna te tilla si:


– Emri, mbiemri
– Numri personal i identifikimit
– Adresa e postës elektronike
– Numri i telefonit celular
– Adresa e deklaruar e banimit
– Kopje të dokumentit të identifikimit personal
– Numri i dokumentit te identifikimit personal
– Statusi i punësimit
– E ardhura mujore
– Burimi shtesë i të ardhurave dhe shuma
– Informacion teknik- shiko më poshtë paragrafin 6. Përdorimi i skedarit cookies

• Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale përkufizon te dhëna sensitive ato të dhëna që kanë të bëjnë me origjinën racore ose etnike, mendime politike, anëtarësimin në sindikata, besimin, fetar ose filozofik, dënimin penal si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale. Shoqeria nuk kërkon zakonisht nga klientët apo përdoruesit e shërbimeve te saj informacion mbi të dhëna sensitive, por në rast se ajo do te mbledhe te dhëna te tilla ato do të përdoren në përputhje me Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ne mund të shpërndajmë të dhënat sensitive me furnizuesit dhe nënkontraktuesit tanë për të mbajtur të dhënat tuaja të përditësuara.

• Përveçse nëpërmjet hapësirës se saj ne Internet dhe mjeteve te tjera te komunikimit te përshkruara me sipër ne kete dokument, Shoqeria mund të marre informacion për klientët e saj nëpërmjet palëve të treta (përfshirë për shembull partnerët e biznesit, banka etj).

2. Përdorimi i informacionit te mbledhur nga Shoqeria:

• Te dhënat tuaja personale do të regjistrohen në mënyrë elektronike dhe do të përdoren nga Shoqëria për qëllimin e përfshirë, por pa u kufizuar si më poshtë:

– për të verifikuar identitetin tuaj dhe per te vlerësuar aftësinë tuaj paguese në lidhje me kreditimin, duke përdorur informacionin që ju na keni siguruar;
– per te kërkuar informacion mbi historikun tuaj te kredimarrjes pranë Regjistrit te Kredive te Bankes se Shqiperise ne përputhje me autorizimin tuaj specifik te dhene online per kete qellim;
– për të zbuluar dhe parandaluar çdo mashtrim, pastrim parash dhe aktivitete të tjera kriminale;
– për t’ju kontaktuar;
– për t’ju dërguar ofertat tona promocionale;
– per t’ju njoftuar per oferta qe i pershtaten me mire te dhënave tuaje ne te ardhmen, etj.

• Çdo aplikim, plotësim kërkese për kredi, plotësim formulari dhe informacion i paraqitur nga një vizitor në faqen tonë të internetit ose stafit tonë, e autorizon Shoqërinë të përdore të dhënat e përmendura për të dhënë informacion në lidhje me produktet ose shërbimet e saj. Të gjitha të dhënat e siguruara nga ju, mund të përdoren për të siguruar përmbushjen e angazhimeve kontraktore të palëve.

3. Vendi i ruajtjes se te dhënave personale:

• Te dhënat personale te ruajtura si me sipër do te përpunohen dhe ruhen në serverat e menaxhuar nga ofrues të shërbimit të hostimit. Këto servera janë të vendosur ne regjistrit te Kredive ne Banken e shqiperise apo institucione te tjera te autorizuara, dhe ne cdo rast ne vende që sigurojnë një nivel të përshtatshëm mbrojtjeje, siç kërkohet nga Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ne rrethana te jashtëzakonshme, te dhënat personale mund te transferohen ne vende te treta, por ne cdo rast ky transferim do te mund te kryhet vetëm mbi bazën e një miratimi paraprak nga Autoritetet Shqiptare sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

• Shoqeria do t’i ruajë të dhënat personale për 5 vjet. Në rrethana të caktuara, si për shembull kërkesa rregullatore, Shoqerise mund t’i duhet të ruajë të dhënat për një periudhë më të gjatë.

4. Mbrojtja e te dhënave personale:

• Ambientet e serverave të Shoqerise janë me një siguri të lartë dhe lejojnë akses për një personel të kufizuar. Çdo e dhënë do të jetë e enkriptuar në momentin e ruajtjes. Shoqëria do të sigurohet se çdo person, përfshi edhe stafin e saj, apo stafin ofrues të pritjes, që ka akses në të dhënat personale, t’i aksesojë ato nën rregulla strikte konfidencialiteti.

• Kur Shoqeria ju jep (ose ju keni zgjedhur) një fjalëkalim dhe/ose të dhëna të tjera ose në pjesë të tjera të faqes tonë të internetit, ju jeni përgjegjës për mbajtjen në mënyrë konfidenciale të fjalëkalimit dhe/ose të këtyre të dhënave të tjera aksesi. Ne ju kërkojmë mos ta shpërndani fjalëkalimin dhe/ose të dhënat e tjera të aksesit, me asnjë njeri, përfshirë dhe pjestarët e familjes. Nëse e shpërndani fjalëkalimin dhe/ose të dhënat e tjera të aksesit me dikë tjetër, e bëni këtë në rrezikun tuaj, dhe nëse një përdorues hyn me të dhënat tuaja të identifikimit personal, çdo informacion apo transaksion që kryhet nëpërmjet llogarisë online apo faqes së internetit do të konsiderohet e bërë, ligjërisht, direkt nga ju për çdo qëllim.

• Shoqëria instalon certifikata SSL në serverat e saj. Kur ju transmetoni të dhënat në faqen e internetin krijohet një sesion i sigurt me shfletues, dhe protokolli i aplikimit (i njohur si HTTP) do të ndryshojë në HTTPs ku “s” qëndron për siguri.

• Megjithëse Shoqeria do të bëjë më të mirën për të mbrojtur të dhënat tuaja personale, për fat të keq, pavarësisht nga masat e mësipërme, transmetimi i informacionit nëpërmjet internetit nuk mund të jetë asnjehere 100% i sigurt dhe Shoqeria nuk mund t’u garantojë plotësisht sigurinë e të dhënave tuaja të transmetuara, në mënyrë të veçantë kur pajisjet tuaja janë të prekura nga viruse apo software të tjera me qëllime të fshehta.

• Sapo të kemi marrë informacionin tuaj per ndonjë akses te paautorizuar nga ju ne shërbimet tona, ne do të përdorim procedura strikte dhe masa të sigurisë për të parandaluar aksesin e paautorizuar.

• Ju do të njoftoheni nëse të dhënat janë kompromentuar për shkak të shkeljes së sigurisë.

5. Perhapja e te dhënave personale tek pale te treta:

• Shoqëria mund t’i përhape të dhënat e ruajtura me palët e treta, vetëm në situata të jashtëzakonshme me pëlqimin tuaj (ju lutemi të vini re se ju po jepni miratimit tuaj në lidhje me këtë Politikë të Privatësisë) përfshirë:

a) me partnerët e biznesit, furnizuesit dhe nënkontraktorët, të organizuar ose individë, për kryerjen e çdo kontrate që Shoqeria lidh me ta ose me ju.
b) me ofruesit e shërbimeve të motorëve të kërkimit, të cilët e ndihmojnë Shoqerine në përmirësimin dhe optimizimin e faqes së internetit (p.sh. vetëm informacione teknike);
c) me agjencitë referuese të kredive dhe me agjencitë për parandalimin e mashtrimit (nëse keni marrë financim nga ne, ne do t’i ndajmë të dhënat tuaja me regjistrin e kredive të Bankës së Shqipërisë, sipas rregullave në fuqi);
d) nëse ne jemi të detyruar të përhapim ose t’i ndajmë të dhënat tuaja personale në mënyrë që të përmbushim ndonjë detyrim ligjor, ose për të zbatuar ndonjë marrëveshje me ju ose furnizuesit tanë, për të mbrojtur të drejtat, pasurinë, sigurinë e klientëve tanë, ose të tjerëve, duke përfshirë edhe rregullat e financimit kundër pastrimit të parave dhe terrorizmit;

• Edhe pse nuk ka gjasa, në një moment Shoqeria mund të dëshirojë te shesë ose të riorganizojë biznesin e saj ose të transferojë aksionet tek një partner potencial. Në këto raste, Shoqeria mund t’i transferojë të dhënat tuaja personale një partneri potencial dhe këshilltarëve të tij nëse ata pranojnë të ruajnë konfidencialitetin, dhe t’i përdorin të dhënat vetëm për të shqyrtuar dhe/ose negociuar një transaksion të mundshëm.

• Ne nuk do t’i shpërndajmë të dhënat tuaja me palët e treta, me qëllim të dërgimit të njoftimeve promovuese për mallrat ose shërbimet e ofruara nga palët e treta.

6. Cookies

• Shoqeria mund të përdore cookies për të mbledhur informacion teknik për të dhëna të caktuara statistikore dhe përdorim të shërbimeve në faqen e internetit. Informacioni teknik i mbledhur mund të përfshijë adresën e protokollit (IP) që përdoret për të lidhur kompjuterin ose pajisjen tuaj në internet, informacionin tuaj të identifikimit, llojin e shfletuesit dhe versionin, vendosjen e zonës së kohës, llojet dhe versionet e shfletuesit, sistemin operativ dhe platformën etj.

• Në çdo rast, informacioni i përmendur nuk duhet të përmbajë informacion personal identifikues.

• Shoqeria mund të mbledhe informacione për përdorimin tuaj të përditshëm të internetit. Shfletuesi juaj ka mundësi të refuzojë cookies.

7. Të drejtat e titullarit te te dhënave personale:

• Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ju jep të drejtën, pa pagesë, të pranoni, kundërshtoni përpunimin, në rrethana të caktuara, si dhe përditësimin, korrigjimin ose ndreqjen e informacionit që ne mbajmë për ju.

• Ju mund të ushtroni të drejta tuaja të tjera në çdo kohë duke na kontaktuar nëpërmjet 044505060

• Vini re se përpunimi i disa të dhënave personale që Shoqeria mban rreth jush është i nevojshëm për të përmbushur kontratat që ajo mund të kete me ju; prandaj Shoqeria nuk do të jete në gjendje të ndalojë përpunimin e këtyre të dhënave, derisa të ekzistojë një kontratë mes jush dhe Shoqerise. Gjithashtu, vini re se të dhënat tuaja nuk mund të fshihen përgjithmonë, nëse Shoqerise do t’i duhet të mbajë informacion në lidhje me marrëdhënien tuaj kontraktore dhe/ose nëse i kërkohet me ligj që të mbajë te dhëna te caktuara për një periudhë të caktuar kohore.

8. Ndryshime në Politikën e Privatësisë:

• Çdo ndryshim që mund t’i bëhet politikës së privatësisë në të ardhmen do të vendoset në faqen e internetit te Shoqerise dhe/ose do t’ju dërgohet me email apo në llogarinë tuaj online, nëse keni një të tillë.

9. Kontakti:

• Pyetjet, komentet dhe kërkesat në lidhje me këtë politikë të privatësisë janë të mirëpritura dhe duhet të adresohen në info@iutecredit.al / Tel.044505060

Përmbajtja e pëlqimit të Politikës së Privatësisë/Verifikimit pranë Regjistrit te Kredive:

a. Duke klikuar butonin Dërgo, ju konfirmoni se kushtet dhe afatet e kësaj Politike të Privatësisë (lidhjen me politikën e privatësisë) janë lexuar, kuptuar dhe pranuar prej jush, duke dhënë pëlqimin tuaj të mirë informuar për mbledhjen dhe trajtimin e të dhënave / dokumenteve sipas Politikës së Privatësisë.

b. Duke klikuar butonin check box, ju konfirmoni se autorizoni Shoqërinë që, për qëllimet që përfshijnë:
– vlerësimin e aplikimit për të marrë kredi;
– vlerësimin e rrezikut të kredisë gjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëdhënies tuaj kontraktore me Shoqerine; dhe/ose
– vlerësimin e besueshmërisë tuaj si person i lidhur me kredimarrësit;
të njihet me detyrimet e tuaja ndaj bankave/ degëve të bankave të huaja/ subjekteve kredidhënëse, nëpërmjet përpunimit të autorizuar të të dhënave/informacionit të Regjistrit të Kredive, në mënyrë që të vlerësojë sasinë e detyrimeve financiare, garancitë dhe besueshmërinë/aftësinë tuaj për të shlyer detyrimet financiare. Gjithashtu, ju jepni pëlqimin që Shoqeria të përdorë emrin dhe të dhënat tuaja identifikuese dhe financiare që mbahen në Regjistrin e Kredive, për kryerjen e raportimeve standarde dhe të detyrueshme në Regjistrin e Kredive të Bankës së Shqipërisë.

Pelqimi lidhur me kerkimin ne Regjistrin e Kredive te Bankes se Shqiperise jepet sipas formes se meposhteme:

Klauzola e pëlqimit paraprak

Nëpërmjet nënshkrimit të këtij aplikimi deklaroj se i gjithë informacioni që kam dhënë është i saktë dhe i plotë.

Duke kuptuar se, të dhënat e mia demografike dhe financiare të ruajtura në Regjistrin e Kredive të Bankës së Shqipërisë do të trajtohen në përputhje kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, sekretin bankar si dhe sekretin profesional, si dhe për faktin se IuteCredit Albania dhe Regjistri i Kredive të Bankës së Shqipërisë kanë marrë të gjithat masat e nevojshme për të garantuar trajtimin e sigurt të të dhënave të mësipërme:

Autorizoj IuteCredit Albania që, për qëllimet që përfshijnë:

a. Vlerësimin e aplikimit për të marrë kredi;
b. vlerësimin e rrezikut të kredisë gjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëdhënies time kontraktore të kredisë me IuteCredit Albania); dhe/ose
c. vlerësimin e besueshmërisë time si person i lidhur me kredimarrësit;

të njihet me detyrimet e mia ndaj bankave/ degëve të bankave të huaja/ subjekteve kredidhënëse, nëpërmjet përpunimit të autorizuar të të dhënave/informacionit të Regjistrit të Kredive, në mënyrë që të vlerësojë sasinë e detyrimeve financiare, garancitë dhe besueshmërinë/aftësinë për të shlyer detyrimet financiare. Gjithashtu, jap pëlqimin tim që IuteCredit Albania; të përdorë emrin dhe të dhënat e mia identifikuese dhe financiare që mbahen në Regjistrin e Kredive, për kryerjen e raportimeve standarde dhe të detyrueshme në Regjistrin e Kredive të Bankës së Shqipërisë.