POLITIKAT E PRIVATESISE
Në fuqi prej datës: 11.08.2021
Ne, IUTECREDIT ALBANIA SH.A., regjistruar me Numër NIPT-i L42011023U, me seli dhe adresë të rregjistruar në: Rruga “Andon Z. Cajupi”, Ndërtesa Nr. 3, Hyrja Nr. 2, kati 3-te; me e-mail: dpo@iutecredit.al (“Shoqëria” ose “Kontrolluesi” ose “ne”), mbledhim dhe përpunojmë të Dhëna Personale të individëve, klientëve tanë palëve kontraktuale apo palëve të tjera në tregun Shqiptar (“Ju”). Shoqëria është një institucion financiar jo-bankë me licencë Nr. 31 datë 31.03.2015 lëshuar nga Banka e Shqipërisë (BSH). Ne jemi të ndërgjegjshëm per përgjegjësinë tonë për te ruajtur, mbrojtur dhe për t’u kujdesur për te Dhënat tuaja personale, në përputhje me legjislacionin respektiv në fushën e të dhënave personale dhe privacisë.
Nëpërmjet kësaj Politike Privacie (“Politika” or “Privacia”), ju prezantojmë mënyrën sesi ne mbledhim dhe përdorim informacionin personal. Politika përshkruan cfarë metodash përdorim dhe me cfarë qëllimi, ofruesit tanë të shërbimeve, procesi i mbledhjes se informacionit prej jush dhe rreth jush për efekt të ofrimit të shërbimeve tona dhe dakordësimit të marrëveshjeve, dakordësimi i marrëveshjeve nëpër pikat tona të kontaktit në zyrat e Kontrolluesit, përmes ndërmjetësve tanë në procesin e kreditimit ose kur ju na vizitoni përmes faqes sonë zyrtare të web-it www.iutecredit.al (“website”) dhe/apo përmes numrit tonë të shërbimit 044 50 50 60 (“Numri i Telefonit të Shërbimit”) dhe/ose Aplikacioni MyIute (“MyIute”) ose kanale të tjera që mund të vihen në dispozicion në të ardhmen, duke përfshirë këtu edhe shërbime të ofruara nga Shoqëria përmes palëve të treta (këtu e më poshtë referuar si “Kanalet në Dispozicion”). Ne gjithashtu sqarojmë cilat janë të drejtat e subjekteve të të dhënave dhe cilat janë detyrimet tona.
E rendesishme!
Lexojeni këtë Politikë me vëmendje. Përmban informacion të rëndësishëm në lidhje me mënyrën se si përpunojmë të dhënat personale dhe si shpjegojmë të drejtat tuaja ligjore. Kjo Politikë nuk ka për qëllim të ndryshojë kushtet dhe termat e asnjë marrëveshje të konkluduar më parë me Ne, as të drejtat që ju lindin Ju ne kuadër të legjislacionit të mbrojtjes së të dhënave personale.
Ne nuk ofrojmë shërbime për persona nën moshën 18 vjec.
Nqs Ju jeni nën 18 vjec, ju lutem mos ndani asnjë të dhënë tuajën personale me ne.
Ne ju kërkojmë bashkëpunimin tuaj pë të na ndihmuar të mbajmë të dhënat tuaja personale të përditësuara, duke na informuar për cdo ndryshim të mundshëm në të dhënat tuaja personale.
Duke ndarë më Ne të Dhënat Tuaja personale, në cilindo prej kanaleve tona në dispozicionin tuaj, Ju na besoni dhe vullnetarisht pranoni kushtet dhe termat e Politikes sonë të Privacisë.
Në qoftë se Ju po ndani me ne informacion të një personi tjetër për llogari të tyre, Ju duhet të siguroheni që ky person ka dijeni për këtë Politikë Privacie dhe kërkesat e e legjislacionit të aplikueshëm, përpara se të ndani informacionin.
1. KONTROLLUESI
1.1. Kontrolluesit e përbashkët të të dhënave janë IuteCredit Albania Sh.a. and IuteCredit Europe AS (këtu e në vijim referuar sëbashku si “Kontrolluesit e të Dhënave” ):
IUTECREDIT ALBANIA SH.A., NIPT L42011023U |
Adresa: |
Personi i Kontaktit (oficeri jonë për të Dhënat Personale) për cdo koment, pyetje apo shqetësim: |
Rruga “Andon Z. Cajupi”,Ndërtesa Nr.3, Hyrja Nr. 2, Kati 3-te, Tirana, Albania. |
Aida Alijaj (Ajdin)
e-mail: aida.alijaj@iutecredit.al
|
IuteCredit Europe AS, Kodi i Rregjistrimit 11551447 |
Adresa: |
Personi i Kontaktit (oficeri jonë për të Dhënat Personale) për cdo koment, pyetje apo shqetësim: |
Maakri tn 19/1, Tallinn, 10145, Estonia |
Sander Zoova
e-mail: dpo@iutecredit.com |
1.2. Kontrolluesi i të Dhënave është përgjegjës për mënyrën përpunimin e saktë dhe të ligjshëm të të Dhënave Personale të cilat janë mbledhur sipas ligjit nga Ju.
2. KUSHTET DHE TERMAT E PËRDORURA
Rregullorja ka të listuata 26 përkufizime të cilat nuk do të ishte e udhës të riprodhohen shumë herë. Gjithsesi, përkufizimet më thelbësore të lidhura me këtë Politikë janë si vijon:
“Grup” – IuteCredit Europe AS dhe të gjitha kompanitë e lidhura me të.
“Kontrolluesi i të Dhënave” – personi fizik apo juridic, autoriteti public, agjencia apo organe te tjera, te cilet, vec e vec apo sebashku, përcaktojnë arsyet, qëllimin dhe mjetet për përpunimin e të Dhenave Tuaja Personale.
“Të Dhëna Personale” – cdo informacion në lidhje me Ju, përfshirë dhe informacionin e marrë nga cdo bazë publike të dhënash, nga kanale publike si dhe informacion i mbledhur sipas ligjit nga palë të treta përmes të cilit Ju mund të identifiikoheni direkt ose indirekt, në mënyrë të vecantë nga të dhëna identifikuede të tilla si: emrat, Numri Personal i Identifikimit, të dhëna për vendndodhjen, numri telefonit, e-mail-i apo një ose më shumë detaje identifikuese Tuajat.
“Përpunimi i të Dhënave Personale” – cdo veprim apo sërë veprimesh ndaj Të Dhënave Tuaja personale, realizuar përmes mjeteve automatike apo të tjera, të tilla si mbledhja, rregjistrimi, organizimi, ruajtja, përshtatja, korrigjimi, këshillimi, përdorimi, shpërndarja apo transferimi, përhapja, përshtatja ose kombinimi, bllokimi, fshirja apo shkatërrimi i të dhënave.
“Pseudonimizimi i të Dhënave personale” or “Anonimizimi i ë Dhënave Personale” – pseudonimizimi ose anonimizimi janë veprime alternative ndaj fshirjes apo shkatërrimit të të Dhënave Tuaja Personale.
“Rregullore” – Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave Personale (EU) 2016/679.
3. PARIMET E PËRGJITHSHME TË PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE PERSONALE
- Ne i përpunojmë të dhënat Tuaja personale në përputhje me legjislacionin në fuqi, përfshrë këtu Ligjin Nr. 9887 datë 10.03.2008, i ndryshuar më Ligjin Nr. 48/12, ndryshuar me Ligjin Nr. 120/2014 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, Rregulloren Nr. 48 te Bankes se Shqiperise “Mbi kredine konsumatore dhe hipotekore”, e ndryshuar, Rregulloren Nr. 59 te Bankes se Shqiperise “Mbi transparencen e produkteve bankare dhe financiare”, e ndryshuar, neë përputhje me këtë Politikë si edhe me Kushtet dhe termat e marrëveshjes/ve që kemi dakordësuar me Ju.
- Ne i përpunojmë të Dhënat Tuaja personale në një mënyrë të besueshme dhe në konfidencialitet të plotë. Ne respektojmë të drejtën e cdo personi që të dhënat e tij të jenë të mbrojtura dhe ne do të bëjmë më të mirën tonë për t’u siguruar që të Dhënat Personale që ne mbledhim të jenë të mbrojtura. Ne vlerësojmë rregullisht risqet e lidhura me Përpunimin e të Dhënave Personale dhe aplikojme strategji të mitigimit të riskut.
- Mbrojtja e të Dhënave Personale është një pjesë integrale e shërbimeve tona nën mbikqyrjen e vazhdueshme të Oficerit tonë të Mbrojtjes së të Dhenave Personale. Ne sigurohemi që punonjësit dhe bashkëpunëtorët tanë partner të njohin dhe të veprojnë në përputhje me kërkesat e mbrojtjes së të dhënave personale. Ne i trajnojmë dhe edukojmë punonjësit tanë të respektojnë kërkesat e politikës sonë të privacisë.
- Ne përpunojmë të Dhënat tuaja Personale në mënyrë të ligjshme dhe në bazë të një qëllimi. Ne përcaktojmë synime të qarta për përpunimin e të Dhënave Personale dhe i përpunojmë të Dhënat Personale në përputhje vetëm me këto qellime. Ne nuk mbledhim apo përpunojmë të dhëna që nuk na nevojiten. Ne kemi të drejtën të fshijmë/mbulojmë apo të përdorim mënyra të tjera për të bërë të dhënat/dokumentet e paraqitura para nesh të palexueshme përsa kohë këto të dhëna nuk janë të nevojshme për ofrimin e shërbimeve.
- Ne përpunojmë të Dhënat tuaja personale në një mënyrë transparente dhe të drejtë. Ne sigurohemi që të mundësojmë një përpunim të duhur, të sigurt, të ndershëm dhe të ligjshëm të të Dhënave tuaja Personale.
- Ne do të ruajmë të Dhënat Tuaja personale vetëm për aq kohë sa ruajtja e të dhënave kërkohet nga ligji apo nga marrëveshja që kemi dakordësuar apo për aq kohë sa është e nevojshme sipas parashikimeve të shërbimeve tona dhe interesit tonë legjitim. Në fund të cdo periudhe të ruajtjes së të dhënave, ne do të fshijmë në mënyrë permanente të Dhënat tuaja personale ose do t’i anonimizojmë ato.
- Ne e vendosim fokusin tek përpjekjet tona që të Dhënat Tuaja personale që ne përpunojmë të përpunohen ne mënyrën e duhur, aq sa duhet dhe sipas qëllimit për të cilin janë mbledhur.
4. Si I MBLEDHIM TE DHËNAT TUAJA PERSONALE
Ne mund t’i mbledhim dhe përpunojmë të Dhënat tuaja Personale në rastet si vijon:
- Nëqoftëse Ju na kontaktoni nëpërmjet cilitdo Kanal Komunikimi vënë në dispozicion nga ne, për të kërkuar informacion në lidhje me shërbimet apo produktet tona;
- Nëqoftëse Ju apo personi juaj i kontaktit apo përfaqësuesi Juaj, na vendosni në dispozicion detaje gjatë aplikimit për një kredi nëpërmjet cilitdo prej Kanaleve tona të Komunikimit, vënë në dispozicion për Ju;
- Nëqoftëse për disa të dhëna kërkohet sipas ligjit një dhënie pëlqimi e shkruar, pëlqimi do të merret prej Jush,fizikisht pranë ambienteve të partnerëve tanë, ose në rastet e përdorimit nga ana juaj të kanaleve elektronike, pëlqimi juaj do të mblidhet nëpërmjet klikimit Tuaj në kutinë/të respektive dhe në këtë rast, pëlqimi i mbledhur në këtë formë do të konsiderohet ekuivalent ndaj pëlqimit të shkruar;
- Përmes kërkimit në rregjistra publikë të tillë si: Regjistri i të Dhënave Civile, Rregjistri i Llogarive Bankare, Rregjistri i Kredive i administruar nga Banka e Shqipërisë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Ministria e Brendshme, Rregjistri i Barrëve Siguruese etj;
- Nëqoftëse të dhënat Tuaja bëhen të disponueshme në kuadër të një marrëveshje për ofrimin e shërbimeve nga ana e Kontrolluesit;
- Nëqoftëse Ju i përgjigjeni fushatave tona të marketing, si përshembull, duke plotësuar një pyetësor ose duke ndarë me ne të dhëna në rrugë elektronike;
- Nëqoftëse subjekte të tjera juridike, përfshirë partnerët tanë, transferojnë të dhënat tuaja tek ne.
5. CFARË TË DHËNA PERSONALE MBLEDHIM
- Ne përpunojmë të Dhënat tuaja personale në lidhje me identitetin Tuaj si dhe të dhëna të tjera të nevojshme me qëllim dakordësimin dhe konkludimin e një marrëveshje kredie apo të cfarëdo lloj marrëveshje tjetër, për përmbushjen e kërkesave Tuaja, peticioneve, aplikimeve, ankesave, si edhe me qëllimin e përmbushjes së detyrimeve tona ligjore, ky përpunim është i detyrueshem për të përmbushur këto objektiva. Pa këto të dhëna ne nuk do të mundeshim të ofronim shërbimet e duhura. Nëqoftëse Ju nuk ndani me ne të dhëna identifikuese, ne e kemi të pamundur të hyjmë në një marrëveshje kredie apo cfarëdo marrëveshje tjetër me Ju.
- Ne gjithashtu përpunojmë të dhëna për qëllime marketingu, sigurie fizike dhe/ose qëllime analitike, për të qënë në gjendje t’ju ofrojmë produkte dhe shërbime të një cilësie të lartë tani dhe në të ardhmen.
- Kategoritë më poshtë të të dhënave personale mund të mblidhen për ju dhe nga ju apo nga përfaqësuesi juaj apo personi Juaj i kontaktit, në varësi të faktit nëqoftëse Ju jeni një klient potencial, klient apo palë kontraktuese dhe të cilit prej shërbimeve tona do të përdorni:
Informacion personal |
Emri juaj, gjinia, numri personal i identifikimit, numri i llogarise bankare, data e lindjes, aftësia ligjore, kombësia dhe shteteësia, si edhe të dhëna tuajat historike të cilat mund të jenë në ruajtje pranë nesh në kuadër të bashkëpunimeve të mëparshme përgjatë periudhës së ruajtjes. Emri i personit Tuaj të kontaktit sic na është vënë në dispozicion nga Ju, i cili nuk është një garantor, përfshirë dhe të dhënat e marra nga ne për personin Tuaj të kontaktit gjatë fazës së kontrollit kryer nga ne, në qoftë se një e dhënë e tillë është mbledhur në një bazë të dhënash të personave të lidhur. Emri, numri personal i identifikimit, adresa, numri i telefonit dhe të dhëna të tjera të përfaqësuesit Tuaj të specifikuara në aktin e kalimit të tagrave sipas ligjit, në rast se Ju autorizoni një person të tretë t’ju përfaqësojë Ju pranë Shoqërisë |
Detaje të
dokumentave |
Lloji i dokumentit Tuaj apo përfaqësuesit Tuaj, vendi që e ka lëshuar, numri, data e skadencës, informacion i përfshirë në barcode-in e dokumentave (mund të variojë në varësi të dokumentit) si dhe element të sigurisë |
Të dhëna
identifikuese të
fytyrës |
Foto, video, rregjistrime tingujsh, fotografi te dokumentit Tuaj dhe/ose të Përfaqësuesve Tuaj, video apo rregjistrim tingujsh të realizuara përgjatë procesit të verifikimit |
Detaje kontakti |
Adresa juaj dhe e përfaqesuesit Tuaj, adresa e e-mail-it, numri i telefonit (kontaktit). Numri i kontaktit të personit Tuaj të kontaktit. |
Të dhëna kontakti |
Të dhëna tuajat dhe të Përfaqësuesit Tuaj të aksesit në pajisje, duke përfshirë por duke mos u limituar, në informacion në lidhje me datën, kohën kur Ju apo Përfaqësuesi Juaj keni pasur aktivitet në Kanalet Tona të vëna në dispozicion për Ju, adresën e IP-së Tuajën apo të Përfaqësuesit Tuaj, cookies që Ju apo Përfaqësuesi Juaj keni pranuar si dhe emrin e domain-it, atributet softëare dhe hardëare Tuajat apo të Përfaqësuesit Tuaj, si edhe të dhëna të përgjithshme të vendndodhjes gjeografike Tuajës apo të Përfaqësuesit Tuaj (psh. qyteti, vendi). |
Të dhëna të disponueshme publikisht |
p.sh. Informacioni në lidhje me statusin Tuaj apo të Përfaqësiesit Tuaj si Personi Ekspozuar Politikisht (PEP) dhe kontrolle në listat publike të Sanksioneve dhe të Vëzhgimit |
Aftësia kredituese si dhe të dhëna të nevojshme për kredinë |
Vendi u punës (p.sh, kohezgjatja, pozicioni, profesioni, kompensimi financiar, të dhëna të punëdhënësit, përfshirë këtu Numri Unik i rregjistrimit, adresa, numri i telefonit, sektori, industria(, të ardhurat e siguruara dhe të ardhura të tjera, totali i të ardhurave dhe shpenzimeve mujore, statusi i pasurisë, konributet shoqërore dhe shëndetësore, historia e kreditimit, duke përfshirë të dhëna mbi qera të tjera apo kontrata kredie marrë nga Rregjistri Qendror i Kredive; të dhëna të marra nga Rregjistri i Llogarive bankare mbi numrat tuaj të llogarive bankare, personat e autorizuar për t’i vënë në dispozicion këto të dhëna, të dhëna në lidhje me masat që rëndonë mbi llogaritë Tuaja (sekuestro conservative, urdhëra bllokimi etj) si edhe të dhëna në lidhje me kutitë e kasafortës në banka dhe personat e autorizuar, nqs ka, të dhëna nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (lejon akses në informacionin për eksiztencën ose jo të marrëdhënies se punësimit zyrtarisht, pensioneve, të ardhurave nga punësimi, pagesat e kontributeve shoqërore), të dhëna mbi rregjistrimin tuaj pranë Rregjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile mbajtur pranë Ministrisë së Brendshme (Numri Personal i identifikimit, adresa aktuale dhe permanente, statusi civil, numri i pjesëtarëve të familjes, fëmijët minorenë nën përgjegjësi, data e vdekjes); në Rregjistrin e dokumenteve identifikuese të Shqipërisë administruar nga Ministria e Brendshme ose përmes konfirmimit të vlefshmërisë të një dokumenti identifikimi të lëshuar nga autoritetet, të dhëna mbi statusin e pronësisë marrë përmes kërkimit në Rregjistrin e Barrëve Siguruese dhe/ose Agjencia Shtetërore e Kadastrës. |
Të dhëna
identifikuese ekonomike |
Numri juaj unik i gjeneruar nga Shoqëria, numri unik i Kontratës së Kredisë ose një numër marrëveshje gjeneruar përmes mbylljes së një marrëveshje kredie apo të cfarëdo marrëveshje tjetër, të dhëna të mbledhura përmes monitorimit të vazhdueshëm në kuadër te kërkesave të Njih Klientin Tënd dhe Njih Partnerin Tënd (pagesa të mundshme nga palë të treta ose transaksione të dyshimta) informacion në lidhje me mënyrën e përzgjedhur prej jush për të disbursuar kredinë (p.sh. transfertë bankare, në të holla etj) ripagesat që ju keni bërë, pagesat që janë në rradhë për t’u bërë dhe që ngarkohen në të ardhmen në kuadër të marrëveshjes së kredisë në fuqi,; të dhëna dhe detaje të kartës suaj të debitit apo kreditit (në rast se ju zgjidhni të ripaguani kredinë/të tuaja përmes debitimit direkt), numri i llogarisë bankare apo informacion tjetër bankar apo pagesash në lidhje me transaksionin bërë në favor të Shoqërisë |
Të dhëna
komunikimi |
Të dhëna lidhur me vizitat tuaja në faqen tonë zyrtare website dhe komunikimin përmes Kanaleve vënë në dispozicion për Ju, vizualet apo rregjistrimet audio të mbledhura sa herë që ju vizitoni zyrat tona apo ambiente të tjera ku ne ofrojmë fizikisht shërbimet tona si edhe kur ju komunikoni me ne përmes telefonit, apo edhe cdo e dhënë tjetër e mbledhur përmes e-mail-it, mesazheve, medias sociale apo mjeteve të tjera të komunikimit. |
6. PSE DHE MBI CFARË BAZE NE PËRPUNOJMË TË DHËNAT TUAJA PERSONALE
- Qëllimi kryesor për të cilin ne përpunojmë të dhënat Tuaja personale apo të Përfaqësuesve Tuaj,është vendosja e një marrëdhënie me klientin, perfmormanca dhe përfundimi i kontratës së kredisë, ushtrimi i detyrimit ligjor sipas parashikimeve ligjore për vigjilence ndaj klientit, për të ofruar një shërbim më të mirë ndaj jush, për t’ju bërë oferta, për të bërë analiza të nivelit të përdorimit të shërbimeve tona si dhe zhvillimit të shërbimeve të reja.
- Ne përpunojmë të Dhëna Personale për qëllimet si më poshtë vijon si edhe mbi bazat si më poshtë listuar:
Qëllimi i procesimit |
Baza ligjore për procesimin |
Ne vendosim nëqoftëse do të hyjmë një marrëdhënie me klientin dhe me cfarë kushtesh, apo për të hyrë në një marrëveshje specifike dhe mbi cfarë kushtesh të ofrojmë shërbimet tona. |
Ekzekutimi I një marrëveshje apo implementimi i masave parakontraktore apo zbatimi i një detyrimi ligjor.
Art. 6 (1) (b), (c) dhe (f) i Rregullores |
Ne e vlerësojmë aftësinë tuaj për t’u financuar dhe besueshmërinë tuaj si dhe ushtrojmë vlerësime risku në lidhje me kërkesat tuaja për financim.
– Ne mund të kërkojmë pëlqimin tuaj për të bërë një kërkesë në një ose më shumë prej rregjistrave të manaxhuar nga autoritetet publike. |
Ekzekutimi I një marrëveshje ose implementimi i masave parakontraktore, zbatimi i një detyrimi ligjor ose interesi jonë legjitim në manaxhimin e riskut.
Art. 6 (1) (a), (b) dhe (c) i Rregullores |
Ne do të identifikojmë Ju apo Përfaqësuesin Tuaj në kuadër të vendosjes së marrëdhënies me klientin dhe/ose përgjatë marrëdhënies me ju si klient në mënyrë që të jemi në përpthje të vazhdueshme me kërkesat rregullatore të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit si dhe parimet e procedurës Njih Klientin Tënd, përfshirë këtu identifikimin e Pronarit Perfitues Fundor, nëqoftëse Ju apo Pronari Përfitues Fundor jeni të listuar si Persona të Ekspozuar Politikisht (PEP), nëqoftëse Ju apo Përfituesi Juaj Fundor jeni subjekte të sanksioneve financiare. |
Ekzekutimi i një marrëveshje apo implementimi i masave parakontraktore, zbatimi I një detyrimi ligjor ose interesi jonë legjitim për manaxhimin e riskut.
Art. 6 (1) (b) dhe (c) i Rregullores |
Ne po zbatojmë një marrëveshje të dakordësuar me Ju ose po garantojmë zbatimin e marrëveshjes respektive si dhe po mbrojmë, heqim apo realizojmë te drejtat tona. |
Zbatimi i një marrëveshje ose implementimi I masave parakontraktuale, zbatimi i një detyrimi ligjor ose interesi jonë legjitim për të ushtruar të drejtën e vendosjes në vend të të drejtave tona në rrugë ligjore.
Art. 6 (1) (a), (b) dhe (c) i Rregullores |
Ne parandalojmë pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit si edhe zbatojmë detyrimet e lindura në bazë të legjislacionit kombëtar ose ndërkombëtar në fuqi. Kjo përfshin monitorimin e transaksioneve tuaja si dhe sjelljes suaj ne cilesinë e klientit apo palës ndërvepruese me Shoqërinë. |
Ushtrimi i një detyrimi ligjor.
Art. 6 (1) (c) i Rregullores |
Ne minimizojmë riskun ose parandalojmë risqet dhe dëmet për ju si edhe për ne dhe mbrojmë interesin tuajin dhe tonin, studiojmë cilësinë e shërbimeve tona si dhe mbledhim evidenca të transaksioneve të biznesit apo dhe komunikimeve të biznesit. Kjo mund të përfshijë mbikqyrje me video për arsyetë tjera të ndryshme nga verifikimi i indentitetit Tuaj, rregjistrim telefonatash, chat-i dhe komunikimi online, seksione komunikimi në chat për qëllime të ndryshme nga ai i ofrimit të shërbimeve.
– Ne mund të na nevojitet pëlqimi juaj |
Pëlqimi juaj, zbatimi i një marrëveshje ose implementimi i masave parakontraktuale, zbatimi i një detyrimi ligjor ose i interesit tonë legjitim për të ndaluar, kufizuar apo investiguar keqpërdorimin ose përdorimin e paligjshëm të shërbimeve dhe produkteve tona, ose deformimin e shërbimeve tona në mënyrë që të garantojmë cilësinë e shërbimeve.
Art. 6 (1) (a) dhe (f) i Rregullores |
Ne lejojmë aksesin dhe përdorimin në faqen tonë zyrtare të Internetit, Ëebsite. |
Zbatimi i një marrëveshje ose implementimi I masave parakontraktuale ose interesi jonë legjitim për të parandaluar akses të paautorizuar në Ëebsite-n tonë.
Art. 6 (1) (b) dhe (c) i Rregullores |
Ne zhvillojmë sistemet tona. |
Interesi jonë legjitim për mirëfunksionimin dhe përmirësimin e sistemeve.
Art. 6 (1) (f) i Rregullores |
Ne zhvillojmë kërkime statistikore dhe analiza të ndarjes së tregut sipas grupeve të kosnumatorëve, produkteve dhe shërbimeve, raportime si edhe manaxhim risku etj. |
Interesi jonë legjitim për të përmirësuar shërbimet tona, për të përmirësuar eksperiencën e ofruar ndaj jush si klientë,për të zhvilluar shërbime të reja, për të manaxhuar riskun ose për të përmbushur detyrimet tona ligjore.
Art. 6 (1) (c) dhe (f) i Rregullores |
Ne zhvillojmë shërbimet tona ekzistuese si edhe shërbime të reja. |
Interesi jonë legjitim për të përmirësuar shërbimet tona, për të përmirëuar eksperiencën e përdoruesve si dhe për të zhvilluar shërbime të reja.
Art. 6 (1) (f) i Rregullores |
Ne kontrollojmë dhe nëqoftëse është e nevojshme përmirësojmë dhe përditësojmë të dhënat Tuaja Personale, manaxhojmë marrëdhënien me klientin, mbajmë të dhënat të përditësuara dhe të sakta përmes kontrollit dhe përditësimit të tyre me anë të burimeve të jashtme dhe të brendshme dhe gjithashtu kërkojmë përditësim të të dhënave nga Ju. |
Zbatimi I një kontrate, implementimi i masave parakontraktuale ose zbatimi i një detyrimi ligjor.
Art. 6 (1) (b) dhe (c) of the Regulation |
Ne ju dërgojmë materiale reklamuese dhe oferta duke përfshirë këtu oferta personale të produkteve dhe shërbimeve te partnerëve tanë.
– Ne mund të na duhet pëlqimi juaj. |
Pëlqimi juaj ose interesi jonë legjitim për të ofruar shërbime shtesë.
Art. 6 (1) (a) dhe (f) i Rrregullores |
Ne organizojmë lojëra dhe fushata.
– Ne mund të na duhet pëlqimi juaj. |
Pëlqimi juaj ose interesi jonë legjitim për të ofruar shërbime shtesë.
Art. 6 (1) (a) dhe (f) i Rrregullores |
Ne duam të kuptojmë pritshmëritë Tuaja më mirë (p.sh. analiza e vizitave në Ëebsite, pyetësorë për klientët etj.). për qëllime të biznesit tonë, të tilla si analiza e të dhënave, certifikime, zhvillimi i modeleve të reja, identifikimi i trendave në aksesimin e Ëebsite-t apo MyIute, zhvillimi i hapësirave të personalizuara në Ëebsite-n e Partnereve tane apo në MyIute, duke prezantuar produkte dhe oferta që janë të përshtatura për nevojat tuaja personale ose masim efektivitetin e fushatave tona promocionale.
– Ne mund të na duhet pëlqimi juaj. |
Pëlqimi juaj ose interesi jonë legjitim për të përsosur shërbimet tona, për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit si dhe për të zhvilluar produkte dhe shërbime të reja.
Art. 6 (1) (a) dhe (f) i Rrregullores |
7. PROFILIZIMI DHE VENDIMMARRJA AUTOMATIKE
- Ne gjithashtu mund të përpunojmë të dhënat tuaja duke u bazuar në analizën e profilit si dhe mbi bazen e vendimmarrjeve automatike, të cilat përdorin të dhënat e profilit tuaj (informacion personal, të dhëna rreth aftësisë për t’u financuar, të dhëna ekonomike). Përpunimi është i drejtë dhe transparent dhe realizohet pa iu nënshtruar asnjë praktike diskriminuese kundrejt Jush apo klientëve të tjerë në kuadër të përmbushjes së kushteve dhe detyrimeve që rrjedhin nga një marrëveshje si dhe në bazë të interesit tonë legjitim.
- Ne pëerdorim analiza profili dhe vendimmarrje automatike sepse këto metoda mundësojnë korrektësi më të lartë dhe paanësi në gjykimin e vendimmarrjes (p.sh. duke reduktuar gabimin e potencial të faktorit njerëzor, diskriminimin apo abuzimin me detyrën) redukton riskun e mos – kthyeshmërisë së kredisë nga klientet për të mirat dhe shërbime (p.sh. përmes përdorimit të klasifikimit të kredive) ose na mundëson ne të marrim vendime në një kohë më të shkurtër dhe duke qënë më efektivë. Ne gjithashtu përdorim analiza profili dhe vendimmarrje automatike gjatë peërpunimit të të dhënave në mënyrë që t’ju dërgojmë juve materiale përmes marktingut direkt si dhe për të monitoruar transaksionet në kuadër të parandalimit të mashtrimit.
- Ne ndjekim udhëzimet e Artikullit 29 të Grupit të Punës për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në lidhje me vendimmarrjen individuale si dhe profilizimin bazuar ne përpunimin e automatizuar, të cilin e gjeni këtu më poshtë: http://ec.europa.eu/newsroom/article29/document.cfm?doc_id=49826.
8. PLOTËSIMI PARAPRAK I FUSHAVE
- Ne mund të përdorim plotësimin paraprak të fushave me detajet e kontakteve tuaja në kanalet tona te vëna në dispozicion për Ju apo në sisteme të tjera dhe në mënyrë që të lehtësojme shërbimin që ju ofrojmë. Plotësimi paraprak i fushave, aplikohet nga ne, në rastet kur të dhënat Tuaja janë ndarë tashmë me ne më parë, nëpërmjet aplikimit në kanalet tona dixhitale apo sisteme të tjera dhe Ju jeni tashmë një Ne do të plotësojmë paraprakisht fushat e detajeve të kontakteve Tuaja me të dhënat Tuaja të vëna në dispozicion nga Ju gjatë shërbimit të fundit të marrë nga ne në bazë të marrëveshjes. Ju duhet të kontrolloni gjithmonë informacionin e para-plotësuar të fushave, për të konfirmuar që ai është korrekt.
- Nëqoftëse nuk doni që fushat e detajeve të kontaktit tuaj të mos plotësohen paraprakisht në Kanalet tona dixhitale vënë në dispozicion për Ju apo në sisteme të tjera, Ju mund të zgjidhni ta hiqni dhe të mos ta aplikoni këtë opsion. Na kontaktoni përmes mundësive tona të kontaktit vënë në dispozicion për të bërë të mundur heqjen e këtij opsioni.
9. PËRPUNIMI I TË DHËNAVE PERSONALE PËR QËLLIME MARKETINGU
- Ne përpunojmë të dhëna personale për qëllime marketing. Nëqoftëse një përpunim i tillë është i bazuar në pëlqimin Tuaj, Ju keni të drejtën të tërhiqni këtë pëlqim në cdo kohë. Në rast se një përpunim i tillë nuk është bazuar në një pëlqim të dhënë nga Ju, Ju mund të refuzoni përpunimin e të dhënave për këtë qëllim, në cdo kohë. Në mënyrë që të bëhet e mundur për Ju të tërhiqni pëlqimin ose refuzoni marrjen e materialeve të marketingut, ju lutem dërgoni mesazhin përkatës tek kontaktet tona vënë në dispozicion për Ju ose admonistrni pëlqimin Tuaj në kanalet tona vënë në dispozicion për Ju. Udhëzimet për tërheqjen e pëlqimit gjithashtu janë të përfshira në komunikimin e marketingut.
- Informacioni i përgjithshëm rreth shërbimeve tona si dhe informacioni prezantues apo informacion shtesë në lidhje me ndryshimet në Termat dhe Kushtet apo në Listën e Cmimeve, ose informacioni lidhur me zbatimin e një kontrate të dakordësuar me ju (p.sh. njoftimet në lidhje me datat e pagesave, detyrimet, përfundimin e kontratës etj) nuk konsiderohet material Në përgjithësi, Ju nuk mund të refuzoni të merrni një informacion të tillë nga ne.
10. TRANSFERIMI I TË DHËNAVE PERSONALE TEK PALËT E TRETA
- Ne do të ndajmë/transmerojmë të Dhënat Tuaja Personale tek:
- kompanitë që i përkasin Grupit në mënyrë që: (1) të sigurojmë përputhshmërinë me kërkesat për kontroll dhe manaxhim risku; (2) organizuar kërkim strategjik dhe analiza të ndarjes së tregut sipas grup-kategorive të klientëve, produkteve dhe shërbimeve dhe indikatorëve të tjerë financiarë; (3) për të siguruar përputhshmërinë me normat efektive të kujdesit, përfshirë kërkesat për kapital dhe likuiditet; (4) për të bërë të mundur lidhjen dhe zbatimin e kontratave si dhe për të ndarë me Ju informacion rreth kontratave në fuqi të dakordësuara midis Jush dhe personave pjesë e të njëjtit grup me ne; (5) për të qënë në përputhje me parimin e kredidhënies së përgjegjshme; (6) të zhvillojë dhe të implementojë sistemin informativ të të gjithë Grupit; dhe (7) zbatimin e masave të vigjilencës së duhur të përcaktuara dhe parashikuara në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe kundër financimit të terrorizmit;
- Partnerëve tanë të cilët jane Subjekte Tregtare të lidhur me ofrimin e shërbimeve tona si edhe me zbatimin e marrëveshjeve të dakordësuara me JU (p.sh.Partnerët tanë të biznesit me të cilët ne kemi lidhur marrëveshje shërbimi për kreditimin e konsumatorit, garancitë, garantorët, mbajtësit e kolateralit, ndërmjetësit e pagesave, institucionet e kreditimit, organizatat ndërkombëtare të kartave, përkthyesit, komunikimi PR, ofruesit e shërbimeve të Teknologjisë dhe Informacionit dhe shërbimeve postare, ofruesit e shërbimit “call center”);
- rregjistri I kredive ose regjistra ekuivalentë tek të cilët ne dërgojmë kërkesa për informacion dhe nga ëtë cilët ne marrim informacion në bazë të ligjit ose në baqzë të një marrëveshje efektive në mënyrë që të garantojmë implementimin e parimit të kredidhënies së përgjegjshme, gjithashtu për të lejuar palë të treta të vlerësojnë besueshmërinë tuaj si kredimarrës si dhe aftësinë tuaj për të ripaguar kredinë. Informacioni në lidhje me paaftësinë tuaj të mundshme për të shlyer kredi gjendet në Rregjistrin e Kredive të administruar nga Banka e Shqipërisë ose në rregjistra ekuivalentë dhe të Dhënat Personale të transmetuara tek rregjistri respektiv mund të përpunohen nga të gjithë personat të cilët janë anëtarë të rregjistrit ose mund të aksesojnë rregjistrin mbi bazën e cfarëdo arsye;
- rregjistruesve pranë rregjistrave të ndryshëm (p.sh. regjistrimi i popullsisë, rregjistrat tregtarë, rregjistrat e evidentimit te trafikut) tek të cilët me transmetojmë të dhëna dhe prej të cilëve ne kërkojmë për të Dhënat Tuaja Personale në mënyrë që të kontrollojmëdhe garantojmë saktësinë dhe integritetin e të Dhënave tuaja Personale për të zbatuar masat parakontraktuale ose realizuar zbatimin e një kontrate të dakordësuar me Ju;
- palëve të treta të cilat i marrin të dhënat tuaja personale si pjesë e shërbimit të kërkuar prej Ju;
- ofruesve të shërbimit të cilët janë kontraktuar nga ne pjesërisht apo plotësisht në bazë të ligjit në fuqi, duke pranuar që këta persona janë në përputhje me kërkesat organizative, fizike, te teknologjisë së informacionit, të përcaktuara nga ne në përputhje më Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
- institucioneve të kreditimit, kreditorëve, mbledhësve të borxheve si dhe palëve të treta me të cilët ne negociojmë në mënyrë të vazhdueshme për të transferuar të dhënat e përfshira në kontratat e dakordësuara me Ju ose heqja dorë nga pretendimet që rrjedhin nga një marrëveshje e tillë;
- kreditorit të ri në bazë të një kërkese për cedim;
- palëve të tjera të treta në rast se ju keni shkelur marrëveshjen (p.sh. ofruesin e shërbimit të mbledhjes së borxhit, gjykatat, administratorit të falimentit në rast falimenti apo likuidimi).
- Në disa raste, ne mund të jemi të detyruar të ndajmë dhe të transmetojmë të Dhënat tuaja Personale për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga ligji në fuqi, në bazë të kërkesës autoriteteve publike të autorizuara me ligj, organizmave shtetërore, institucioneve, departamenteve, kompanive të sigurimit, brokerave në sigurim, bankave dhe institucioneve sipas qëllimit dhe brenda kompetencës së tyre si dhe në përputhje me Ligjin 9887 date 10.03.2008, i ndryshuar “Për mbrojtjen e të dhënave personale” si dhe normat e tjera në fuqi stë legjislacionit shqiptar (p.sh.transmetimi i të dhënave tek autoritetet e mbledhjes së borxhit me forcë, noterët, administratorët e e falimentit, zyrat e tatim – taksave, autoritetet e kufirit, Autoriteti i Mbikqyrjes FInanciare).
- Ne mund të përdorim palë të treta (p.sh. ofrues të shërbimeve të pagesave) në kuadër të zbatimit të një marrëveshje të dakordësuar me Ju dhe të bëjmë të aksesueshme të dhënat tuaja për ta. Këta persona procesojnë të dhënat tuaja sipas rregullave të tyre dhe nën përgjegjesinë e tyre. Ne gjithashtu mund të përdorim palë të treta jashtë territorit të Shqipërisë në kuadër të zbatimit të një marrëveshje të dakordësuar me Ju, palë të cilat përpunojnë të Dhënat tuaja Personale në përputhje me ligjin e vendit të vendndodhjes së tyre.
11. TË DHËNA TË TRANSFERUESHME NË VENDE JASHTË ZONËS EKONOMIKE EUROPIANE
- Ne përpunojmë të dhënat tuaja personale në Republikën e Shqiërisë dhe në Zonën Ekonomike Europiane, por mund të ketë raste kur ne transmetojmë të dhënat tuaja personale drejt vendeve jashtë Zonës Ekonomike Europiane. Ne transmetojmë të Dhëna Personale në ato vende jashtë Zonës Ekonomike Europiane për të cilat Komisioni European ka vendosur ti klasifikojë si vende me nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave personale. Nëqoftëse nuk ka një vendim të tillë, ne do të dërgojmë të dhëna personale jashtë Zonës Ekonomike Europiane vetëm nëqoftëse të Dhënat tuaja Personale garantohen në gjykatë si edhe vendi ka zgjidhje ligjore efektive. Gjithashtu, transmetimi i përshkruar më sipër nuk bëhet nëqoftëse nuk ka një bazë ligjore (p.sh. zbatimi I një detyrimi ligjor apo pëlqimi juaj).
12. SI I MBROJMË TË DHËNAT TUAJA PERSONALE
- Ne i mbrojmë të dhënat tuaja personale në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe parimet e direktivave te Bashkimit European për mbrojtjen e Informacionit dhe të Dhënave Personale (përfshirë rregulloren (EU) 2016/679).
- Informacioni juaj ruhet i sigurt në serverat tanë ose në serverat e nënkontraktorëve tanë ose partnerëve të biznesit (ose në disa raste informacioni ruhet gjithashtu ne letër nën masat mbrojtëse respektive). Informacioni është i disponueshëm dhe përdoret në përputhje me politikat tona të sigurisë dhe standarded (ose ato të nënkontraktorëve tanë apo partnerëve tanë në biznes), gjithmonë në përputhje me legjislacionin efektiv si dhe masat e nevojshme mbrojtëse.
- Gjithashtu ne nuk mund të garantojmë që transmetimi i të dhënave përmes internetit, Ëebsite apo MyIute është i cliruar nga cdo rrezik për sulme kibernetike, ne dhe partnerët tanë në biznes bëjmë cdo përpjekje për të marrë masat e duhura për të ofruar mbrojtje fizike, personale apo të dokumentave si dhe mbrojtje të sistemeve të automatizuara të informacionit, në lidhje me të dhënat tuaja në përputhje me ligjin në fuqi. Për shembull, ne aplikojmë masat si më poshtë vijon:
- Akses i limituar i punonjësve dhe nënkontraktorëve tanë tek të dhënat tuaja personale, të cilat vihen në dispozicion vetëm mbi bazën e një qëllimi të qartë në bazë të të cilit do të përpunohen;
- Të dhënat personale ruhen elektronikisht në baza të dhënash ose në foldera të ruajtur me fjalëkalime ose me nivele të ndryshme autorizimi; ne ushtrojme monitorim dhe mbrojtje nga viruset ; bëjmë kopje dhe mbajmë backup të krjuara për qëllime rikuperimi; sistemet gjthashtu ruajnë histori aksesimi;
- Në mjediset e Kontrolluesve të përbashkët, ku kryhet përpunimi i të dhënave personale, zbatohen masa të sigurisë teknike (përmes alarmit dhe pajisjeve të sigurisë si edhe video vëzhgimit); mbrojtja nga zjarri; procedutra të mirëdetajuara në lidhje me akses kontrollin fizik;
- Stafi i Kontrolluesit që përpunon të dhënat personale është familjar me kërkesat sipas legjislacionit në fuqi, politikat e Kontrolluesit, si dhe rrisqet ekzistuese dhe skenaret për mundëesinë e ndodhjes së tyre;
- Sistemet informatike të përpunimit të të dhënave, përfshirë dhe ato individuale, janë subjekt kontrolli te rregullt të softëareve. Për qëllime të gjurmueshmërisë së plotë si dhe reagimit në kohë, rregjistrimet e informacionit në lidhje me cdo akses dhe operacion të realizuar në lidhje me të Dhënat Personale mbahen nga Kontrolluesi. Mbajtja e rregjistrmeve është plotësisht automatike dhe është pjesë integrale e procesit të përpunimit të të dhënave. Kontrolluesi përms rregullave të qarta, ka përcaktuar masa teknike dhe organizative që konsistojnë në kushte dhe terma për mbledhjen, përpunimin dhe ruajtjen në letër të të dhënave personale të klientëve të saj, si dhe rregulla strikte për monitorimin e përputhshmërisë dhe zbatimit të tyre, monitorim për garantimin e mbrojtjes nga aksesi i padëshiruar;
- garantohet mbrojtja kontraktuale nën kushtet dhe termat e marrëveshjeve me përpunueësit palë të treta të cilët veprojnë për adresë të Kontrolluesit;
- kur ne ju ofrojmë Juve (ose zgjedhim t’ju ofrojmë) një fjalëkalim i cili ju jep akses në pjesë të caktuara të ëebsite-t apo një portal tjetër apo shërbim që ne manaxhojmë, Ju jeni përgjegjës për mbajtjen e konfidencialitetit të këtij fjalëkalimi si dhe për t’u sjellë në përputhje me procedurat e sigurisë me të cilat ne ju bëjmë me dije. Ju lutem mos e ndani fjalëkalimin tuaj me askënd.
13. PËR SA KOHË I RUAJMË TË DHËNAT TUAJA
- Ne përpunojmë të dhënat tuaja për aq kohë sa është e nevojshme për të realizuar qëllimin për të cilin jamë mbledhur të dhënat tuaja personale ose për të përmbushur detyrimin tonë ligjor rrjedhur sipas ligjit në fuqi. Periudha e ruajtjes së të dhënave bazohet në marrëveshjet e dakordësuara me Ju ose në interesin tonë legjitim ose mbi bzën e ligjit të aplikueshëm. Nëqoftëse të dhënat tuaja përpunohen për më shumë se një qëllim, ne do t’i mbajmë të dhënat tuaja deri sa të përmbushet qëllimi me kohën e përpunimit më të gjatë; por do të ndalojmë së përpunuari për qëllimin me afat më të shkurtër.
- Ne ofrojmë akses të limituar tek të dhënat tuaja vetëm për ato palë të përfshira në përpunimin për qëllimin spëcifik.
- Në rrethana të caktuara, ne mund t’i mbajmë të Dhënat tuaja Personale për një periudhë më të gjatë në mënyrë që të kemi rekorde të sakta të marrëdhënies suaj me ne, në rast ankesash apo mosmarrëveshjesh ose në rast se kemi arsye të besojmë që mund të ketë vend për një mosmarrëveshje të mundshme, në kuadër të së cilës nevojiten të dhënat tuaja.
- Periudhat e ruajtjes së të dhënave bazohen tek nevojat e biznesit si dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi. Të dhënat personale të cilat nuk nevojiten më, do te depersonalizohen ose shkatërrohen në përputhje me ligjin.
14. COOKIES
- Përpunimi i cookies:
Cookies janë tekste/fjalë të shkurtratë cilat disa faqe website i ruajnë në kompiuterin apo telefonin apo pajisjen me të cilën aksesoni internetin/faqen. Cookies i lejojnë faqes së web-it të ruajë/memorizojë veprime të tilla si: hyrja, gjuha, apo përcaktime të tjera ne ekran, në mënyrë të tillë që të mos ju duhet të fisni të njëjtat të dhëna sa herë që vizitoni të njëjtën faqe web-I apo shfletoni faqe të ndryshme.
Cookies në shfletuesin e internetit
Faqja jonë mund të përdorë cookies për të përmirësuar eksperiencën tuaj si përdorues. Shfletuesi juaj internetit Ruan cookies ne kompiuterin tuaj me qëllim të memorizimit të të dhënave të faqeve që ju vizitoni. Ju mund të zgjidhni të refuzoni cookies tek përcaktimet e shfleturesit tuaj të internetit ose të zghidhni të merrni një njoftim cdo herë që aksesoni faqen në lidhje me cookies. Nëqoftëse zgjidhni këtë opsion, disa pjese të faqes së ëeb mund të mos funksionojnë sic janë dizenjuar.
Google, Facebook and AdForm cookies
Ne përdorim cookies për marketimin online në Google AdWords Remarketing Platform. Kjo përfshin përdorimin e palëve të treta, përfshirë Google, për t’ju shfaqur reklama pas vizitës në faqen tonë. Kjo mund të realizohet në formën e një reklame në faqen e kërkimit të Google ose në Google Display Netëork. Ne dhe palet e treta(shiteësit/partnerët), përfshirë Google, ndajmë cookies (të tilla si Google Analytics) për të analizuar impaktin e reklamave tona, për të identifikuar përdorime të tjera të shërvbimeve reklamuese dhe per te perllogaritur deri ne cfarë mase reafimet e klientëve vijnë përmes vizitave në faqet tona. Ju mund të përcaktoni mënyrën se si Google ua shfaq reklamat.
Ne përdorim platformën e marketingut dhe rimarkteimit të Facebook të cilat përfshijnë përdorimin e të dhënave nga ne dhe palë të treta, duke përfshirë Facebook, për t’ju shfaqur juve reklama pas vizitës suaj apo interaktivitetit tuaj në faqen tonë. Kjo mund të shfaqet në formën e reklamës në platformën e Facebook. Ne dhe palët e treta, përfshirë dhe Facebook, ndajmë cookies n mënyre që te analizojmë nivelin e impaktit të reklamës, përdorime të tjera të reklamës si dhe në cfarë niveli reagimi juaj juaj do te impaktohet nga reklamat tona pas vizitës apo interaktivitetit tuaj faqen tonë.
Ne përdorim cookies nga plaforma Google Analytics për të mbledhur statistika demografike dhe në lidhje me interesin dhe pëlqimin, ku raportet mbi këto të dhëna më së shumti tregojnë agregim të dhënash dhe jo individualizim të vetë mbajtësve apo përdoruesve të tyre. Këto statistika, përdoren për të optimizuar dhe krijuar materiale reklamuese duke targetuar grupe specifike si dhe për të optimizuar përmbajtjen e faqes sonë. Vizitorët mund ta c’aktivizojnë opsionin e Google Analytics për të dërguar reklama apo të personalizojnë përcaktimet në lidhje me dërgimin e reklamave ne Google Display Network.
Cookies në Google Analytics na lejojnë të mbledhim informacion anonim në lidhje me sjelljen e përdoruesve në faqen tonë. Informacioni është anonim dhe nuk përmban të dhëna personale. Informacioni i mbledhur nga cookies në Google Analytics në faqen tonë të Web transmetohet dhe ruhet në softaware-t e Google në përputhje me Politikat e Privacisë së Google.
Ne përdorim tools për të gjurmuar Google AdWords and Facebook në mënyrë që të optimizojmë mundësitë e reklamimit. Përdorimi i këtyre tools na lejon të përllogarisim interaktivitetin midis reklamave tona dhe rikthimeve në faqen tonë.
Ju mund të c’aktivizoni opsionin e rimarketimit duke vizituar link-et me poshte:
Për Google:https://support.google.com/googleads/answer/2375362?co=ADWORDS.IsAWNCustomer%3Dfalse&hl=en
Për Facebook: https://www.facebook.com/ads/website_custom_audiences/
Për AdForm: https://site.adform.com/privacy-center/platform-privacy/opt-out/
- Cookies na ndihmojnë:
- Ta përshtasim faqen tonë të web-it me pritshmëritë tuaja;
- Të memorizojmë cilësimet tuaja gjatë vizitave tuaja;
- Për të përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme faqen tonë për ju;
- Për të përmirësuar eficencën e reklamimit tonë.
- Ne nuk përdorim cookies për:
- Mbledhjen e të dhënave personale të identifikueshme – ne gjithmonë do t’ju kërkojmë në mënyrë të qartë të na jepni pëlqimin tuaj nëqoftëse doni t’i ndani me ne informacione të tilla;
- Mbledhjen e të dhënave tuaja personale sensitive pa pëlqimin tuaj të shprehur në mënyrë të qartë.
- Përdorimi i cookies bie në këto kategori:
- Cookies për vecoritë e website:
Ne përdorim cookies për ta bërë faqen tonë të ëeb të punojë më mirë. Për shembull ne ruajmë informacion kur ju aksesoni faqen tonë të ëeb-it në mënyrë që të mos ju duhet të identifikoheni sa herë që vizitoni një faqe/menu të ndryshme gjatë sesionit tuaj.
Pasi ju c’aktivizoheni ose mbyllni shfletuesin, sesioni i cookies do të fshihet.
- Analytical cookies:
Programet analitike përdorin cookies për të mbledhur të dhëna statistikore që na ndihmojnë të përmirësojmë faqen tonë të ëeb-it. Vetëm nëqoftëse ju na pajisni më informacion të plotë dhe të qartë duke plotësuar një formë apo duke na telefonuar, të gjitha të dhënat e mbledhura me anë te programeve analitike do të ruhen ne mënyrë anonime dhe ne do të shofim vetëm vlera të përgjithshme dhe jo të dhëna individuale specifike.
Shembujt përfshijnë:
-
- Si erdhët në website-n tonë (e.g. përmes nje motorri kërkimi, reklamës, etc.);
- Veprimet që kryet në faqen tonë të web-it, të tilla si numri i faqeve që patë, në cilën faqe vizitori u lagua nga website;
- Sa shpesh e vizitoni faqen tonë të web-it;
- Teknologjia që përdoret nga vizitorët tanë (p.sh. shfletuesi, sistemi i operimit, pajisja etj).
- Për të mësuar më shumë në lidhje me cookies në përgjithësi si dhe si i manaxhojmë, ju lutem vizitoni aboutcookies.org.
15. TË DREJTAT TUAJA PËR MBROJTJE TË TË DHËNAVE PERSONALE
- Ju keni të dhëna të caktuara në lidhje me të Dhënat Tuaja Personale, të tilla si:
- Të na kërkoni t’ju vendosim në dispozicion detaje të mëtejshme për mënyrën se si përdoren të dhënat tuaja;
- Na pyesni t’ju japim akses tek të dhënat tuaja personale si dhe t’ju pajisim me kopje të tyre;
- Të merrni të dhëna personale që lidhen me ju dhe të cilat ju na i keni vënë në dispozicion në një mënyrë të strukturuar, të lexueshme përmes një formati automatik dhe atëherë kur është e mundur të kërkoni të transferohen këto të dhëna në një kontrollues tjetër pa pengesë nëqoftëse përpunimi i tyre bazohet në konsentin tuaj ose në një marrëveshje dhe realizohet përmes mjeteve të automatizuara.
- Të na kërkoni të përditësojmë cdo pasaktësi në të dhënat që kemi ruajtuar si dhe të korrigjojmë/përditësojmë sipas rastit;
- Të na kërkoni të fshijmë apo të anonimizojmë të gjitha të dhënat në lidhje me ju për të cilat ne nuk kemi më bazë ligjore për t’i përpunuar;
- Kur përpunimi bazohet në një dhënie pëlqimi dhe lidhet me marketingun direkt, ju mund ta tërhiqni konsentin tuaj në mënyrë që ne të mos ju kontaktojmë në vijim për një qëllim të tillë;
- Të kundërshtoni cdo procesim të dhënash pëer qëllime të vendimmarrjes automatike (përfshirë dhe profilizimin) kur kjo ju afekton në mënyrë të qënësishme, ndërkohë që ju keni mundësinë të ushtroni të drejtën tuaj për të kërkuar përfshirjen e faktorit human nga Kontrolluesi, të drejtën për të shprehur opinionin tuaj si dhe për të kundërshtuar vendimin;
- Të kërkoni nga ne të limitojmë përpunimin e të dhënave p.sh. kur po hetohet një ankesë.
- Procedura për ushtrimin e të drejtave:
- Ju mund të ushtroni të drejtat tuaja duke kontaktuar Personin e Kontaktit ne nje prej mënyrave si vijon: në rrjet, me e-mail ose postë, telefon ose fax, të detajuara më sipër.
- Cdo aplikim, kërkesë apo ankesë e juaja, protokollohet në hyrje, rishikohet, ne verifikojmë identitetin tuaj dhe të drejtën që ju doni të ushtroni dhe ju përgjigjemi brenda periudhës prej 1 muaj nga data e marrjes në dorëzim. Në raste më kpmlekse, apo gjatë një periudhe të ngarkuar, kjo oeriudhë kthim përgjigje mund të zgjatet deri në dy muaj të tjerë, oeiudhë mbi të cilën do t;ju njoftojmë. Në rast se ka ardsye për ta refuzuar kërkesën, do të njoftoheni me shkrim.
- Ushtrimi i këtyre të drejtave është subjekt përjashtinesh, përshembull kur interesi public duhet të mbrohet (p.sh. në ndërhyrjen apo zbulimin e krimeve) ose interesi jonë legjitim, ose ushtrimi it ë drejtave dhe lirive të të tjerëve.
Nëqoftëse keni pyetje për përpunimin e të dhënave tuaja, ju lutem kontaktoni me ne nëpërmjet të dhënave të kontaktit të vendosura në dispozicion në seksionin 1 më sipër (Nga e Hëna në të Premte ora 09:00 a.m. deri 06:00 p.m.).
Në qoftëse nuk jeni të kënaqur me përpunimin e të dhënave tuaja apo me përgjigjen tonë gjatë ushtrmimit të të drejtave tuaja, keni të drejtën të dërgoni një ankesë tek Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ne: https://www.idp.al/ankohu-3/. Ju lutemi adresohuni tek ne më parë për të zgjidhur cështjen përpara se të kontaktoni Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
16. NDRYSHIMET E TË DHËNAVE PERSONALE DHE PËRFUNDIMI I PËRPUNIMIT TË TYRE
- Na informoni menjëherë në rast ndryshimesh apo pasaktësish në të dhënat tuaja personale dhe na I dërgoni ato. Me kërkesën tuaj, dorëzoni dhe një document që provon ndryshimin tek të dënat tuaja (p.sh certifikatë për ndryshimin e emrit).
- Ne përpiqemi të bëjmë më të mirën për t’u siguruar që të dhënat tuaja personale janë të plota dhe korrekte.
17. PËRDITËSIMI I POLITIKËS
Ne mund të bëjmë ndryshime në këtë politikë hera herës. Ndryshimet do të bëhen efektive kur Politika e ndryshuar të jetë publikuar ne faqen zyrtare të interetit si dhe një njoftim për ndryshimin do të shfaqet gjithashtu ne faqe.
IuteCredit Albania Sh.a.