044 50 50 60 E HËNË - E SHTUNË 08:00-20:00 E DIEL 09:00 – 15:00 WhatsApp

IuteCredit Albania

Synimi i procesit të rekrutimit është punësimi i kandidatëve me aftësi të jashtëzakonshme profesionale dhe interpersonale, për të përmbushur qëllimet aktuale dhe të ardhshme të kompanisë.
• Rekrutimi i brendshëm
Për vendet vakante, kompania u jep përparësi aplikimeve të brendshme nga stafi aktual, i cili sherben si një mjet i zhvillimit të karrierës.
• Rekrutimi i jashtëm
Vendet e lira të punës publikohen në faqet e internetit të Iutecredit Albania,rrjetet sociale si dhe në faqe të tjera lokale të karrierës.
Gjithashtu, bashkëpunon me agjencitë e jashtme të punësimit, për pozicione të veçanta.

Të gjitha aplikimet dërgohen në adresën e -mail, hr@iutecredit.al dhe trajtohen me nivel të lartë konfidencialiteti dhe në përputhje me ligjin “Per mbrojtjen e te dhenave personale” nr. 9887, datë 10.03.2008.
Proçesi i përzgjedhjes për punësim në Iutecredit Albania është i thjeshtë, kërkues dhe ndërkohë shumë transparent.
Ne nuk kërkojmë që ju të keni patjetër një fushë specifike akademike, patjetër të diplomuar, por ajo çfarë ne vlerësojmë është të qënit unik dhe me dëshirën për të mësuar çdo ditë.
• Përzgjedhja e parë bëhet në bazë të CV-së dhe kritereve të paracaktuara
• Vetëm aplikantët e përzgjedhur janë të informuar për procesin e Intervistës
• Kandidatët e përzgjedhur nga Komiteti i Intervistimit kalojnë në fazën e rekrutimit.
Pas kalimit me sukses te fazave te mësipërme, ju pret “Onboarding Process” i cili është një program trajnimi orientues 3 javor i kombinuar “teori dhe praktik” në vendin e punës.