Nuk ka asgjë që krahasohet me mbylljen e pushimeve dhe fillimin e vitit të ri akademik. Sidoqoftë, ky është momenti perfekt për të nisur një kapitull të ri duke vendosur objektiva të reja për një start të fresket. Çelja e një viti të ri shkollor mund të jetë paksa e vështirë duke marrë në konsideratë shpenzimet e kësaj periudhe dhe listën e gjërave që do të duhet të blesh. Me këtë artikull dëshirojmë t’jua bëjmë më të lehtë këtë proces.

Në bashkëpunim me partnerët tanë nga kategoria e dyqaneve elektronike do t’ju prezantojmë me pajisjet më të mira & çmimet më të lira në treg, për një rikthimin në shkollë sa më të lehtë dhe të mbarë.

Laptop

Një nga produktet më të rëndësishme për studentët në ditët e sotme është padiskutim Laptopi. Nuk ka rëndësi nëse është gjimnaz apo universitet, laptopi është alternativa më e mirë sepse studentët mund ta marrin kudo dhe të punojnë në levizje, bibloteke, shkolle apo në park. Ka disa faktorë që duhet të shqyrtoni përpara se të zgjidhni laptopin e duhur për femijët tuaj, p.sh: çmimi, proçesori, apo programet që do përdorni. Një student arkitekture ka nevojë për një laptop me kartë grafike të fuqishme dhe proçesorë të mirë ndërkohe që një developer apo designer do preferonte një laptop me karakteristika më specifike. Ju mund të gjeni laptop-in e duhur sipas kërkesave që i përshtaten nevojave, tek një nga partnerët në të gjithë shqiperinë si: Neptun Berat, Sarandë, Lezhe, apo Aza Vlore, Shkoder ose Gotech, Pogradec, Korçë. Nëse jeni në Tiranë apo mund të udhëtoni nga qyteti juaj, ju mund të konsideroni edhe një laptop të pëdorur nga German Computers apo American Computers.

Nëse ju nuk i keni të gjitha paratë, mos u shqetësoni sepse ka një zgjidhje të shpejtë. Ju mund ta blini me këste tek secili prej tyre deri në 200.000 Lekë dhe afat deri në 1 vit. Në këtë mënyrë ju e merrni produktin menjëherë (maksimumi 15 minuta) dhe e paguani me kalimin e kohës. Për këtë ju nevojitet vetëm karta e identitetit. Aprovimin e aplikimit ju e merrni direkt nga pika e shitjes e partnerëve të IuteCredit apo dyqanet që ndodhen brenda qendrave tregtare si: TEG, QTU, Flagship në Durrës etj.

Smartphone / Tablet

Ndërkohe që gjithë firmat dhe kompanitë e smartphone-ve luftojnë çdo vit me njëra tjetrën duke përmirsuar modelet e tyre në termat e kohëzgjatjes së baterisë, kamerës, etj, po ashtu edhe cmimi i tyre ka arritur nivelin me të lartë qe ka njohur ndonjëherë përgjatë vitit 2019. Në këtë sezon të Back To School përgjithësisht të gjithë të rinjtë kërkojnë të ndryshojnë celularin e tyre me një nga modelet e reja. Megjithate, nga ana tjetër një Tablet mund te jetë një investim me i mire për fillimin e vitit të ri shkollor dukeqënë se e bën leximin më të rehatshëm dhe komod per sytë. Partneret tanë: The Smartphone Shop, Buy Smart Store Tirane & Fier, Celular.al, City Store, Abtech Electronics ofrojnë një gamë të gjërë dhe po ashtu mundësinë për të paguar me këste.

Hard disk i jashtëm

Gjëja më e keqe që mund të ndodh kur je student është të shkruash një projekt ose ese prej 3.000 fjalësh dhe ta humbasësh si rrjedhojë e një problemi të paparshikuar apo defekti teknik. Prandaj ta ruani apo kopjoni punen dhe filet tuaja në një hard disk të jashtëm është një veprim i zgjuar.

Edhe pse kjo aplikohet më tepër tek studimet universitare sesa gjimnazi, një hard-disk me hapësirë të madhe duhet ta keni parasysh pasi ju shërben edhe për të ruajtur fotot e eksursionit, videot, filmat, muzikën dhe çdo gjë tjetër që do ju shoqërojë pergjatë vitit akademik duke e kthyer në një vit të paharrueshëm. Një kartë memorie apo usb është e limituar dhe shpesh herë lehtesisht e humbshme ndaj ja disa prej mundësive më të mira që partnerët tanë sugjerojnë.

Karikues Portativ

Me një numër kaq të madh pajisjesh elektronike në cantën e shkollës, të mbetesh pa bateri në momentin e gabuar nuk është rastësi. Prandaj ju sugjerojmë të merrni masat duke blerë një karikues universal të jashtëm për çdo moment që mbeteni keq. Karikuesit portativ më të mirë mund të furnizojne me energji pothuajse të gjitha pajisjet me një shpejtësi deri ne 4 herë më të lartë se ato të zakonshmit. Disa oferta shumë të mira mund ti gjeni tek faqja e partnerit tonë Shpresa AL.  

Ju gjithashtu mund të bëheni pjesë e shorteut që partneri ynë Gotech Korce dhe Pogradec zhvillon. Çdo blerje deri në 30 Shtator me IuteCredit ju bën pjesë të garës për të fituar një TV, Laptop ose Celular.

Përgjatë javëve në vijim më shumë se 650 mijë nxenës dhe studentë do t’i rikthehen bankave të shkollës. Nëse jeni të stresuar si rrjedhoje e faktit qe lista e shpenzimeve këtë periudhe nuk ju përputhet me te ardhurat tuaja momentale, merrni fryme lirshëm pasi ne jemi këtu për t’ju ndihmuar.