044 50 50 60 E HËNË - E SHTUNË 08:00-20:00 E DIEL 09:00 – 15:00 WhatsApp

IuteCredit Albania

Pse duhet të zgjidhni IuteCredit Albania?

Burimet njerëzore në Iutecredit Albania përbëjnë asetin më të rëndësishëm të një biznesi të suksesshëm.
Një fuqi punëtore produktive dhe energjike, sëbashku mund të bëjnë diferencën.
Iutecredit Albania i konsideron punonjësit e saj si pasuri njerëzore dhe jo si kosto për organizatën.
Ashtu si me çdo pasuri tjetër, një forcë punëtore e talentuar mund të përdoret në mënyrë strategjike për të shtuar vlerën në një organizatë.
Ne synojmë të jemi punëdhënësi më i rekomanduar në Shqipëri.
Ne punojmë në një mjedis shume dinamik, fleksibël, kështu që nëse kërkoni sfida në vendin e punës, aty ku mendimi juaj dëgjohet dhe ka rëndësi, aty ku ju njihet cdo kontribut i dhënë ju ftojme: TË BËHENI PJESË E STAFIT TONË!

Politikat e rekrutimit

Synimi i proçesit të rekrutimit është punësimi i kandidatëve me aftësi të jashtëzakonshme profesionale dhe interpersonale, për të përmbushur qëllimet aktuale dhe të ardhshme të kompanisë.

• Rekrutimi i brendshëm

Për vendet vakante, kompania u jep përparësi aplikimeve të brendshme nga stafi aktual, i cili shërben si një mjet i zhvillimit të karrierës.

• Rekrutimi i jashtëm

Vendet e lira të punës publikohen në faqet e internetit të Iutecredit Albania, rrjetet sociale si dhe në faqe të tjera lokale të karrierës.

Gjithashtu, bashkëpunon me agjencitë e jashtme të punësimit, për pozicione të veçanta.

Përzgjedhja e kandidatëve

Të gjitha aplikimet dërgohen në adresën e -mail, hr@iutecredit.al dhe trajtohen me nivel të lartë konfidencialiteti dhe në përputhje me ligjin “Per mbrojtjen e të dhënave personale” nr. 9887, datë 10.03.2008.

Proçesi i përzgjedhjes për punësim në Iutecredit Albania është i thjeshtë, kërkues dhe ndërkohë shumë transparent.

Ne nuk kërkojmë që ju të keni patjetër një fushë specifike akademike, patjetër të diplomuar, por ajo çfarë ne vlerësojmë është të qënit unik dhe me dëshirën për të mësuar çdo ditë.

• Përzgjedhja e parë bëhet në bazë të CV-së dhe kritereve të paracaktuara

• Vetëm aplikantët e përzgjedhur janë të informuar për proçesin e Intervistës

• Kandidatët e përzgjedhur nga Komiteti i Intervistimit kalojnë në fazën e rekrutimit.

Pas kalimit me sukses te fazave të mësipërme, ju pret “Onboarding Process” i cili është një program trajnimi orientues 3 javor i kombinuar “teori dhe praktik” në vendin e punës.