IuteCredit Albania kërkon të informojë publikun në lidhje me titullin e pavërtetë të lajmit të publikuar dje nga disa portale ku thuhet se “Prokuroria nis hetimin për IuteCredit, mashtroi me kreditë”. Përkundrazi, IuteCredit eshte ajo që ka bërë denoncimin në Prokurorinë e Rrethit Fier mëse 1 vit më përpara lidhur me abuzimin që ish punonjësja e IuteCredit, Paola Buzi ka kryer duke dëmtuar financiarisht dhe reputacionalisht IuteCredit dhe duke i shkaktuar shqetësim personave në emër të të cilëve kjo punonjëse ka falsifikuar praktikat e kredive. Bazuar në monitorimin e vazhdueshëm rutinë të operacioneve nga ana e Departamenteve të perfshira në procesin e kredidhënies, u vu re që ish punonjesja ndryshonte qëllimisht të dhënat e kontaktit të klientëve ekzistues për të realizuar skemën e mashtrimit me kredi fiktive. Duke konsideruar politikat tona të brendshme, në përdorimin e të dhënave të klientëve dhe duke dashur të mbrojmë klientët e tjerë, IuteCredit e ka percjelle vetë e para rastin në Prokurori duke kërkuar hetimin e gjerë dhe të plotë. Sinjalizimet e para nga ana e instiutucionit tonë datojnë që në gusht të vitit 2019, për ta ndjekur këtë çeshtje pasi përbën një rast të veçuar dhe krejtësisht në shkelje me kodin e etikës së kompanisë, perveçse elementeve të shkeljes së ligjit. Ndaj punonjëses në fjalë, të denoncuar nga vetë IuteCredit Albania jane marrë masat e pushimit të menjëhershëm nga puna dhe të gjitha dokumentat e nevojshme i janë vënë në dispozicion institucioneve përkatese për hetimin e mëtjshëm të rastit.

Gjithashtu IuteCredit i ka kontaktuar të gjithë personat që janë dëmtuar nga kjo sjellje e dënueshme e ish punonjeses duke i siguruar që ata janë të zhveshur ndaj çdo detyrimi apo penaliteti, si pasojë e këtyre aplikimeve pa djeninë  e tyre. Theksojmë se pala e dëmtuar financiarisht dhe në reputacion është IuteCredit.