Në IuteCredit ne kujdesemi për ju dhe shëndetin tuaj. Besojmë se në këtë periudhë të vështirë, të gjithë ne jemi sado pak përgjegjës për të informuar sa më shumë njerëz për mënyrat e parandalimit të Coronavirus. Ndaj, po ndajmë me ju disa rekomandime të thjeshta për t’ju mbajtur ju dhe familjen tuaj të sigurt nga Coronavirus.

A e dini se kur bëhet fjalë për një sëmundje si koronavirus Covid-19, prekja e hundës dhe gojës është një recetë për transmetimin e shpejtë të baktereve?

Sipas studimeve, njerëzit janë një nga të paktat gjallesa në mbretërinë e kafshëve të njohura për aftësinë e tyre për të prekur fytyrën e tyre rregullisht, madje shpesh e gjejmë veten duke e bëre këtë gjë pa vetëdije. Studimet kanë treguar se njerëzit më së shumti prekin mjekrën e tyre dhe zonat përreth gojës, hundës dhe syve. Mund të ndodhë në mënyrë të pandërgjegjshme, për shembull, kur jemi duke shprehim emocionet tona.

Sidoqoftë, kjo është një nga mënyrat “më të mira” për t’u infektuar me sëmundje, pasi marrim dhe përhapim me duart tona baktere dhe viruse nga ambienti rrethues ose njerëz të tjerë. Pasi kontaminohen, duart mund të transferojnë virusin në sy, hundë ose gojë. Nga atje, virusi mund të hyjë në trupin tuaj dhe mund të jetë shkak për sëmundje të ndryshme.

Çfarë mund të bëni për të shmangur zakonin dhe infeksionin?

Së pari, vini re kur jeni duke prekur hundën dhe gojën dhe mundohuni të ndaloni ta bëri atë gjë. Por nëse me të vërtetë ndodh në një mënyrë të pavetëdijshme, më poshtë keni disa sugjerime:

  • Higjiena e duhur e duarve. Lani rregullisht dhe mirë duart tuaja me një pastrues me bazë alkooli ose lajini ato me sapun dhe ujë. Larja e duarve me sapun dhe ujë ose përdorimi i pastruesve me bazë alkooli vret viruset që mund të jenë në duar.
  • Praktikoni higjenën e frymëmarrjes. Sigurohuni që po mbuloni gojën dhe hundën me bërryl ose parakrahun e përthyer kur kollitni ose tështitni. Ose përdorni një pecetë njëpërdorimse. Sapo te keni përdorur pecetën hidhni menjëherë në koshin e plehrave
  • Vendosni një maskë. Nëse keni mundësi të siguroni një maskë nga farmacia, përoreni atë duke kontrolluar informacionet zyrtare të OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit), si ta përdorni atë në mënyrë të saktë dhe të sigurt që të mos infektoheni. Kjo ju ndihmon të qëndroni të sigurt nëse duhet të jeni jashtë shtëpisë dhe keni tendencë të prekni fytyrën tuaj.
  • Shmangni kontaktin fizik. Nëse është e mundur, qëndroni në shtëpi. Nëse jo, përpiquni të shmangni kontaktin fizik kur përshëndeteni, për shembull. Gjithashtu,mundohuni të lëvizni gjatë orareve, që e dini se do ka më pak njerëz. Përshëndetjet të sigurta jane kur ja bëjme dikujt me dorë, e përshëndesim me kokë apo edhe kur përkulemi paksa.
  • Përdorni komunikimin dhe shërbimet në internet. IuteCredit është në dispozicion gjithmonë dhe kudo. Ne ofrojmë aplikim për kredi online që ndihmon për të shmangur kontaktin fizik pa qene nevoja të shkëputeni ngarehatia shtëpisë suaj. Gjithashtu ju ndihmon të mos ekspozoheni ndaj virusit. Ju thjesht mund të vizitoni faqen tonë të internetit www.iutecredit.al dhe të paraqisni kërkesën tuaj. Ose të na kontaktoni përmes Facebook, Instagram, Whatsapp në numrin 0692055510 ose na telefononi në 044 50 50 60 për çdo pyetje që mund të keni.

Tregohuni të kujdesshëm!