IuteCredit Albania është pjesë e rrjetit IuteCredit Europe me qendër në Estoni dhe e fokusuar në dhënien e kredive konsumatore si dhe një kompani e cila është gjithmonë në kërkim të inovacioneve të reja për të rritur shpejtesinë e procesit të aplikimit dhe të lëvrimit të kredisë. IuteCredit Europe ka më shumë se 200,000 klientë aktivë në Evropë dhe një pjesë e mirë e tyre janë në tregun shqiptar.

Pas një bashkëpunimi të suksesshëm prej 4 vitesh me EasyPay, në mbi 420 pika për disbursimin e kredive dhe ripagesave të kësteve të kredive të lëvruara në të gjithë Shqipërinë,  tashmë  të dy kompanitë vendosen ta zhvillojnë me tej bashkepunimin duke ofruar dhe aplikimin për kredi në rajonin e Lezhës. Me anë të këtij shërbimi të ri, klienti ka të mundur të aplikojë në plot 6 pika, të terheq fondet dhe të paguaj këstet duke i kursyer me tepër kohë vetes. Për të githe konsumatorët e rajonit të Lezhës garantojmë ofrimin e një shërbimi të shkëlqyer në secilën nga këto pika të përzgjedhura me kujdes nga partneri EasyPay. I gjithë shërbimi i aplikimit dhe aprovimit të kredisë realizohet brenda afatit më të shkurtër të mundshëm që vetëm një kompani high-tech si IuteCredit mund ta ofrojë.

Ju mund të kryeni aplikimin tuaj në një nga pikat e mëposhtme të Agjentëve EasyPay në rajonine Lezhës:

  • Agjent EasyPay 1 – Rruga “Luigj Gurakuqi”, Nr. 12
  • Agjent EasyPay 2 – Rruga “Nënë Tereza” , zona kadastrale nr.3126, Shëngjin
  • Agjent EasyPay 3 – Vilë banesë private 2 katëshe,  kati 1, Shënkollë
  • Agjent EasyPay 4 – Lagjia Beslidhja, Bulevardi “Gjergj Fishta”
  • Agjent EasyPay 5 – Lagjja Qendër, në zonën kadastrale nr.3351, Kati I-rë, Shënkollë
  • Agjent EasyPay 6 – Ishull Lezhë, Lagjja e Re, Rruga “Prek Tom Tahiri”, nr. 52, Kati I-rë, Njësia nr. 1, Shëngjin

IuteCredit është e disponueshme gjithmonë dhe kudo, duke ofruar shërbim kredie online apo nëpërmjet sms-se, pa pasur nevojë qe klienti të heq dorë nga rehatia e shtëpisë. Nëse dëshironi të aplikoni për një kredi të shpejtë dhe të thjeshtë, mjafton të vizitoni faqen e internetit www.iutecredit.al dhe të paraqisni kërkesën tuaj ose të na kontaktoni përmes Facebook, Instagram, Whatsapp në numrin 0692055510 ose na telefononi në 044 50 50 60 për çdo pyetje që mund të keni.