Si një kompani mikrokredie dhe fintech e përqendruar kryesisht në kreditë me këste, IuteCredit ka më shumë se 200,000 klientë aktivë në Evropë. Por si funksionon shërbimi i pagesës së mikrokredisë dhe çfarë duhet të dini para se të aplikoni për një kredi të tillë?

IuteCredit është një kompani me origjinë Estoneze e fokusuar kryesisht në dhënien e kredive me këste për një periudhë mesatare kredie 18 muaj. Ne jemi të disponueshëm gjithmonë dhe kudo, ndërsa ofrojmë shërbime kredie dhe ofrojmë aplikim për kredi online, pa pasur nevojë të hiqni dorë nga rehatia e shtëpisë suaj. Nëse dëshironi të aplikoni për një kredi të shpejtë dhe të thjeshtë, mjafton të vizitoni faqen tonë të internetit www.iutecredit.al dhe të paraqisni kërkesën tuaj. Ose të na kontaktoni përmes Facebook, Instagram, Whatsapp në numrin 0692055510 ose na telefononi në 044 50 50 60 për çdo pyetje që mund të keni.

Çfarë ju nevojitet për të marrë një kredi të shpejtë dhe të thjeshtë?
Le të mendojmë se jeni në situatën ku duhet të blini një telefon, TV, laptop ose tablet të ri, të bëni rinovime në shtëpi ose të paguani faturat mjekësore. IuteCredit është e gatshme t’ju ndihmojë me paratë e nevojshme dhe ofron kredi të shpejta dhe të thjeshta në vetëm disa hapa.
Ajo çfarë ju duhet të bëni është të plotësoni formularin e aplikimit, për të cilin ju duhen më pak se 2 minuta. Ju mund ta bëni atë në internet në faqen tonë të internetit www.iutecredit.al, në zyrën postare më të afërt apo pranë partnerëve tanë të tjerë. Thjesht shkruani emrin, numrin e identitetit, datën e lindjes, numrin e telefonit celular dhe pajtohuni me kërkesat e nevojshme. Pastaj, zgjidhni një shumë të kredisë që do t’ju duhet dhe zgjidhni periudhën e kredisë. Shuma e këstit mujor do të llogaritet në varësi të shumës së zgjedhur dhe periudhës së ripagimit.
Brenda 7 minutave ju do të merrni përgjigje nga ana jonë në lidhje me kërkesën tuaj të huasë. Direkt pas aprovimit të kërkesës mund të merrni menjëherë paratë tuaja në zyrën postare më të afërt apo pranë pikave të partnerëve tanë.

Si llogaritet vlera e kësteve mujore?
Vlera e këstit mujor do të llogaritet në bazë të shumës së kredisë dhe periudhës së ripagimit që do të zgjidhet nga ju. Për shembull, kësti mujor i një celulari me vlerë 15,000 Lekë për 12 muaj është 1,984 Lekë. Shuma për t’u paguar në fund të kredisë është 23,808 Lekë.

Si funksionojnë pagesat?
Data e pagesës së këstit është fikse dhe e njëjtë çdo muaj – kjo është data e përcaktuar, kur duhet të kryeni pagesën tuaj çdo muaj. Sigurohuni që ta mbani mend këtë datë çdo muaj, që të mund të planifikoni fonde të mjaftueshme për këtë. Për të garantuar që t’i bëni pagesat tuaja në kohë, përcaktoni një transferim të përhershëm bankar në bankën tuaj. Kjo do të jetë një zgjidhje e sigurt dhe e përshtatshme për ju.
Të gjitha informacionet e nevojshme, të tilla si data dhe shuma e këstit tuaj, si dhe pikat ku mund të paguani këstin, janë në kartën tuaj të IuteCredit që merrni kur nënshkruani kontratën në degën tonë ose me partnerët tanë. Nëse keni aplikuar për një kredi përmes faqes sonë të internetit, ju keni të gjitha informacionet e nevojshme në emailin e konfirmimit të kredisë.
Pagesat per kestin tuaj ju mund t’i kryeni në çdo pikë shërbimi të partnerëve tanë, Posta Shqiptare, EasyPay, Western Union, Raeafs, si dhe mund të kryeni pagesa online duke përdorur platfomat digitale të bankave, BKT, Tirana Bank dhe CREDINS.
VINI RE! Ne nuk pranojmë pagesa në para në degët tona IuteCredit.

Ne jemi të lumtur që mund t’ju këshillojmë!

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me shërbimin tonë të shpejtë të marrjes së kredisë, mos hezitoni të na kontaktoni! Thjesht vizitoni www.iutecredit.al, na dërgoni një email në info@iutecredit.al, telefononi në 044 50 50 60 ose vizitoni degët tona.