Ke kohë që mendon të blesh një makinë por ende nuk e di se si mund ta bësh realitet edhe pse nuk i ke paratë? Më poshtë do ju tregojmë se si.

Një mundesi është kredia në bankat e nivelit të dytë, por për pjesën më të madhe të njerëzve shpesh herë është pothuajse e pamundur. Vështirësia lidhet me faktin që kërkohet shumë dokumentacion, një parapagim dhe gjithashtu makina duhet të jetë e re dhe me siguracion kasko.

Megjithatë, ekziston një mundësi që duhet ta konsideroni për të blerë makina të lira apo makina të përdorura, mjafton të keni të ardhura të qëndrueshme. Nëse e plotësoni këtë kusht ju mund të filloni kërkimin tuaj menjëherë, thjeshtë dhe shpejtë.

Me siguri ju e keni një makinë të preferuar në mëndje, por ju mund të zgjeroni kërkimin tuaj me tej në të ashtë quajturit tregje online. Në këto portale, shumë njerëz nxjerrin makina në shitje për arsye të ndryshme. Disa prej më të njohurve janë MerrJep, Celesi apo njoftimefalas.com. Aty do të gjeni njoftime për shitje makinash dhe ndonjëherë përveçse të gjeni një makinë, ju mund të aplikoni direkt për kredi makine duke zgjedhur shumën dhe afatin.

Zakonisht përgjigja për kredi deri në 1.000.000 Lekë në institucione si IuteCredit merret në vetëm 20 minuta dhe nëse kredia ju aprovohet, vetëm me dokumentin tuaj të identitetit ju mund të bëheni pronari i ri i makinës së zgjedhur.

Sidoqoftë, kjo nuk është e vetmja mundësi. Ju mund ta keni gjetur tashmë shitësin e makinës dhe të aplikoni online për kredi për makinë. Për makina me vlere deri në 600.000 Leke ju nuk keni nevojë për parapagim, pra kjo do të thotë që edhe nëse nuk keni kursyer para, kjo nuk ju ndalon nga bërja realitet e ëndrrës të blini makinë. Gjithashtu ju mund të gjeni makinën tuaj në një nga partnerët e IuteCredit Albania, konçesionarë makinash të cilët shesin makina të përdorura ose të reja të markave të ndryshme, të çertifikuara dhe të importuara nga jashtë. Në këto partnerë ju mund të merrni financim për makinë deri 1.250.000 Lekë.

Megjithatë, ekspertët e fushës sugjerojnë që të aplikoni një parapagim të vlerës për të patur këste të ulëta mujore. Gjithashtu ju mund të caktoni afatin e pagesave ose këstin e kredisë sipas dëshirës tuaj. Ju mund ta shlyeni atë me këste mujore deri në 5 vite dhe nëse doni të paguani këst të ulët atëherë zgjidhni afatin maksimal.

Ndryshe nga bankat, IuteCredit ju mundëson në çdo rast, që pronësia e makinës të jetë në emrin tuaj dhe ju nuk keni nevojë për siguracion kasko, garantor apo dokumenta shtesë. Nuk duhet harruar se, nëse e shlyeni kredinë para afatit, ju falet komisioni i administrimit dhe interesat e mbetura deri në atë moment.

Nëse ke kohë që ëndërron, tashmë ka ardhur dita të blesh makinën tënde sa hap e mbyll sytë. 😉