Një nga sugjerimet kryesore nga organizatat shëndetësore gjatë kësaj periudhe të koronavirusit Covid-19 është të mbash distancën sociale, në mënyrë që të shmangësh përhapjen e infeksionit dhe të infektohesh. Por çfarë duhet do të thotë kjo dhe si mund ta praktikojmë çdo ditë, ndërsa duhet të vazhdojmë të përditshmen tone?

Vlen të theksohet se koncepti i distancimit shoqëror dhe vetë-karantinës është interpretuar në mënyra të ndryshme, të cilat nuk janë të gjitha gjithmonë të sakta. Në realitet, kjo do të thotë që në përditshmen tuaj të qëndroni larg njëri-tjetrit sa më shumë që të jetë e mundur, për të shmangur përhapjen dhe ekspozimin ndaj viruseve dhe baktereve. Kjo është arsyeja pse në shumë vende aktualisht shkollat janë të mbyllura, janë anulluar aktivitete të mëdha, janë mbyllur qendrat sportive dhe shumë shërbime të tjera që bazohen tek marrdhënia me klientin nuk funksionojnë ose punojnë me orë të kufizuara.

Qëndroni në shtëpi. Mos u largoni nga shtëpia, nëse nuk e keni të domosdoshme të dilni dhe përpiquni të mos takoheni me njerëz jashtë familjes suaj – si për shembull të organizoni darka në shtëpi me miqtë, edhe nëse bëhet fjalë për miqtë e ngushtë.

Merrni shërbime dhe produkte në internet. Nëse nuk jeni të infektuar, ju mund të dëshironi të shkoni jashtë herë pas here për të marrë produkte dhe shërbime të nevojshme, të tilla si të bëni blerjet e përditshme ushqimore etj. Por, edhe në këtë rast, duhet t’i kufizoni këto dalje në minimum. Për shembull, IuteCredit është në dispozicion gjithmonë dhe kudo. Ne ofrojmë aplikim për kredi online që ndihmon për të shmangur kontaktin fizik pa qenë nevoja të shkëputeni nga rehatia e shtëpisë suaj. Gjithashtu ju ndihmon të mos ekspozoheni ndaj virusit. Ju thjesht mund të vizitoni faqen tonë të internetit www.iutecredit.al dhe të paraqisni kërkesën tuaj. Ose të na kontaktoni përmes Facebook, Instagram, Whatsapp në numrin 0692055510 ose na telefononi në 044 50 50 60 për çdo pyetje që mund të keni.

Komunikoni përmes kanaleve online. Mbajtja e distancës sociale nuk ka pse të nënkuptojë mos komunikim. Falë platformave të ndryshme të mediave sociale dhe telefonit, ju mund të jeni në kontakt me miqtë dhe të dashurit tuaj, pa qenë një kërcënim për shëndetin e njëri-tjetrit. Ju gjithashtu mund të përdorni fare mirë të njëjtat kanale për të punuar – shumë prej jush ndoshta i përdorni ato çdo ditë sido që të jetë.

Kur jeni në publik, shmangni kontaktin e ngushtë fizik. Mundohuni të shmangni kontaktin fizik sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që të mos merrni virusin – veçanërisht kur përshëndesni njerëzit. Kjo do të thotë të qëndrosh larg njëri-tjetrit me 2 metra. Përshëndetjet të sigurta jane kur ja bëjme dikujt me dorë, e përshëndesim me kokë apo edhe kur përkulemi paksa. Gjithashtu, kur duhet të shkoni në një dyqan ose farmaci përpiquni të zgjidhni orare me sa më pak njerëz. Dhe mos harroni të lani dhe pastroni duart tuaja siç duhet pasi keni dalë nga këto ambiente.

Vendosni një maskë. Nëse keni mundësi të siguroni një maskë nga farmacia, përoreni duke kontrolluar informacionet zyrtare të OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit), si ta përdorni atë në mënyrë të saktë dhe të sigurt që të mos infektoheni. Kjo ju ndihmon të qëndroni të sigurt nëse duhet të jeni jashtë shtëpisë dhe keni tendencë të prekni fytyrën tuaj.

Tregohuni të kujdesshëm!