Ne, në IuteCredit, besojmë se mënyra më e mirë për t’ja dalë gjatë krizës së Coronavirus është ndarja e informacionit të vlefshëm dhe t’ju ndihmojmë sado të keni një ide më të qartë të hapave të nevojshëm për të mos u infektuar. Sikurse mund ta keni lexuar edhe në kanale të tjera informative, autoritete përkatëse kanë thënë se larja e duarve në mënyrën e duhur është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Larja e duarve si duhet mund të jetë diçka ndryshe nga sa jeni mësuar të bëni çdo ditë. Gjatë përhapjes ts Coronavirusit është e rëndësishme të dini se cila është mënyra e duhur për të larë dhe dezinfektuar duart tuaja, për të shmangur infeksionin.

Siç mund të keni dëgjuar tashmë: duart e pastra mbrojnë kundër infeksionit. Ne jemi të ekspozuar çdo ditë në ambiente të ndryshme dhe kemi kontakt të ndryshme fizik, por tani, më shumë se kurrë, duhet të sigurohemi të qëndrojmë të sigurt në të gjitha këto raste.

Që të mbroheni ndaj përhapjes së Coronavirus Covid-19, përpiquni të shmangni sa më shumë që të jetë e mundur kontaktin fizik, në mënyrë që të mos ekspozoheni ndaj virusit – veçanërisht duke takuar dhe përshëndetur njerëzit. Gjatë kësaj periudhe, zgjidhni komunikimin dhe shërbimet në internet.

IuteCredit është në dispozicion gjithmonë dhe kudo. Ne ofrojmë aplikim për kredi online që ndihmon për të shmangur kontaktin fizik pa qene nevoja të shkëputeni nga rehatia e shtëpisë suaj. Gjithashtu ju ndihmon të mos ekspozoheni ndaj virusit. Ju thjesht mund të vizitoni faqen tonë të internetit www.iutecredit.al dhe të paraqisni kërkesën tuaj. Ose të na kontaktoni përmes Facebook, Instagram, Whatsapp në numrin 0692055510 ose na telefononi në 044 50 50 60 për çdo pyetje që mund të keni.

Nëse duhet patjetër të dilni nga shtëpia apo të takoni dhe të përshëndetni njerëzit, sigurohuni që të pastroni duart rregullisht. Kjo do të thotë të lani duart me sapun dhe ujë dhe t’i thani ato plotësisht. Bëni këtë edhe në shtëpi – edhe nëse mund të punoni në distanë.
Çfarë do të thotë të lani duart “siç duhet”?

Mos u nxitoni. Për tu siguruar që sapuni po e bën funksionin e tij ashtu siç duhet dhe po eleminon bakteret nga duart tuaja, OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit) ju sugjeron të lani duart aq gjatë sa ju duhet që këndoni këngë “Shumë urime për ty” dy herë. Ose thjesht numëroni deri në 20 – jo shumë shpejt!

Pastroni çdo hapësirë. Sipas udhëzimeve të OBSH-së, së pari, fërkoni duart tuaja në pëllëmbë. Pastaj vendosni pëllëmbën e djathtë mbi kurrizin e dorës së majtë me gishtërinj të gërshetuar e fërkojini ato. Përsëriteni këtë veprim dhe anasjelltas. Më pas mbani duart me pëllëmbët të drejtuara nga njëra tjetra me gishtërinj të gërshetuar, duke i fërkuar. Vazhdoni larjen duke pastruar gishtërinjtë e përthyer me pëllëmbën e dorës tjetër. Bëni disa fërkime rrotulluese të gishtit të madh të dorës së majtë me pëllëmbën e djathtë të mbështjellë rreth gishtit dhe anasjelltas. Përfundoni larjen duke pasturar majat e gishtërinjve me fërkim rrotullues, në pëllëmbën e dorës tjetër.

Përdorini peshqirët vetëm një here. Nëse është e mundur, thani duart pasi t’i lani me një peshqir të cilin e përdorni vetëm një here e më pasi e lani. Mund të përdorni të njëjtën peshqir edhe për mbylljen e rubinetit.

Tregohuni të kujdesshëm!