044 50 50 60 E HËNË - E SHTUNË 08:00-20:00 E DIEL 09:00 – 15:00 WhatsApp

IuteCredit Albania

Zhvillimi i Karrierës

Objektivi ynë është të krijojmë një vend pune ku të gjithë të ndihen mirë për punën e tyre, ku mund të përparojnë dhe të ndërtojnë në mënyrë proaktive rrugëtimin e tyre të karrierës.

Zhvillimi i Karrierës bazohet në: vendet e lira të punës, performancën e punonjësve, njohuritë profesionale, aftësitë interpersonale.

Sot, punonjësit tanë të talentuar, të cilët treguan aftësitë e mësipërme, janë në nivele menaxheriale dhe janë të suksesshëm në punën e tyre.

Sistemi i Vlerësimit të Performancës

Vlerësimi i Performancës është një proces thelbësor, tepër i nevojshëm për një menaxhim sa më efektiv të stafit. Punonjësit duhet të dinë situatën e tyre, për të përmirësuar boshllëqet e tyre, në mënyrë që të arrijnë objektivat, të cilat duhet të jenë në një linjë me misionin dhe vizionin e aksionerëve tanë.

Kompania jonë zbaton 2 lloje të vlerësimeve individuale të performancës së punonjësve:

• Vlerësimet mujore të performancës kryesisht për pozicionet, performanca e të cilave bazohet në kritere të paracaktuara dhe është më e prekshme.

• Performanca mes vitit/ vjetore. Baza e të dhënave të performancës së stafit formon bazën për zhvillimin e karrierës, nevojat për trajnim dhe përfitimet e tjera.

Trajnimi dhe Zhvillimi i punonjësve

Planet tona të trajnimit janë të hartuara bazuar në nevojat e trajnimit të punonjësve nga procesi i vlerësimit të performancës dhe gjithashtu me fokusin e kompanisë.

Trajnimet e brendshme për politikat dhe procedurat e kompanisë janë të shpeshta, të lektuara nga menaxherët përkatës përgjegjës të këtyre proçeseve.

Trajnimet e jashtme për përmirësimin e aftësive profesionale dhe interpersonale ofrohen nga lektorë profesionistë dhe të certifikuar.

Trajnimet e vazhdueshme kanë sjellë profesionalizëm të lartë tek punonjësit tanë dhe kanë rezultuar në performancë të lartë të kompanisë.